LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi i Muhamet Alidemajt për krime lufte, tre dëshmitarë vijnë nga Serbia

Gjykimi i Muhamet Alidemajt për krime lufte, tre dëshmitarë vijnë nga Serbia

Dëshmitari Sretko Abramoviq gjatë dhënies së dëshmisë së tij tha i akuzuari për krime lufte, Muhamet Alidemaj gjatë vitit 1999 nuk ka jetuar në Kosovë, por ka punuar si konduktor autobusi në një kompani në Serbi.  

“Tërë kohën kemi punuar bashkë, si ta them në kohen e bombardimeve në kohën e luftës”, tha dëshmitari Abramoviq.

Këtë deklaratë i njëjti e ka dhënë në gjykimin ku Alidemaj ngarkohet se kishte marrë pjesë bashkë me policë dhe ushtarë serbë në vrasjen e civilëve shqiptarë në masakrën e Izbicës që kishte ndodhur në mars 1999, e ku ishin vrarë e masakruar mbi 130 shqiptarë, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Dëshmitari Abramoviq deklaroi se ishte i sigurt që i akuzuari Alidemaj që në vitin 1999 nuk kishte qenë në Kosovë.

Ai tha se që nga viti 1989 kishte qenë shofer i autobusit dhe se të akuzuarin Alidemaj e njihte nga shtatori i vitit 1998 kur ai kishte ardhur që të punonte si konduktor në autobusin ku ai ishte shofer në firmën e quajtur “Dumeko”.

Dëshmitari Abramoviq tha se i akuzuari Alidemaj kishte ardhur nga Kosova në Jakovë të Serbisë tek axha i tij, dhe se gjatë asaj kohë ai kishte banuar së bashku me të, duke shtuar se çdo ditë të javës përveç fundjavës ishte së bashku me të njëjtin.

Abramoviq deklaroi se nuk kishte si ta dëshmonte që ai gjatë viteve 1998-1999, kishte punuar në firmën “Dumeko” pasi që sipas tij, ajo firmë kishte bankrotuar, duke shtuar se nuk kishte arsye të gënjente që kishte punuar me të akuzuarin Alidemaj atë kohë.

I njëjti po ashtu në fund shtoi se ishte i sigurt që i akuzuari Alidemaj kishte qenë në punë me të nga 24 marsi deri më 11 qershor të vitit 1999 dhe sipas tij, asnjëherë nuk kishte pasur ndonjë kolegë më të respektueshëm se i akuzuari dhe se të gjithë njerëzit në vendin e tij mendonin mirë për të.

Tutje, seanca vazhdoi me dëgjimin e dëshmitarit Fadil Ramoviq, i cili tha se të akuzuarin Alidemaj e njihte që nga shtatori-tetori i vitit 1998 dhe se pas një kohe kishte filluar të shoqërohej me të, duke shtuar se ai kishte jetuar në Jakovë tek axha tij.

I njëjti tha se të akuzuarin Alidemaj e kishte parë që punonte në një transport privat si konduktor, dhe se i njëjti sipas tij, gjatë kohës së luftës në Kosovë kishte qenë në Jakovë.

Ai tha se i akuzuari Alidemaj që nga marsi e deri në qershor të vitit 1999 kishte qenë në Jakovë, duke shtuar se edhe më 28 mars të vitit 1999 që kishte qenë Festa e Bajramit e kishin kaluar bashkë.

Dëshmitari Ramoviq deklaroi kishte kërkuar vullnetarisht të jepte dëshmi në këtë rast dhe se një gjë të tillë ia kishte thënë bashkëshortes së të akuzuarit.

Po ashtu, në këtë seancë u dëgjua edhe dëshmitari Milan Opashiq, i cili tha se në Jakovë jetonte që nga viti 1976, duke shtuar se të akuzuarin  Alidemaj e njihte nga shtatori i vitit 1998, dhe se ai kishte punuar si konduktor i autobusit në firmën “Dumeko”.

Dëshmitari Opashiq deklaroi se edhe Festën e Bajramit në vitit 1999 e kishin kaluar së bashku por që të njëjtit nuk i kujtohej se çfarë date kishte qenë, duke shtuar se ai vet kishte dashur që të vinte dhe të dëshmonte në këtë çështje për t’i ndihmuar të njëjtit.

Tutje ai tha se për gjatë viteve sa ka jetuar i akuzuari Alidemaj në Jakovë e njihte për njëri të mirë e të ndershëm.

Në fund dëshmitari Opashiq shtoi se për sa e njihte të akuzuarin Alidemaj nuk ishte e mundur që ai të ishte pjesë e masakrës së Izbicës.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 29 mars 2022, Muhamet Alidemaj po ngarkohet se gjatë periudhës kohore 24 mars 1999 – 11 qershor 1999, gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës kundër popullsisë civile dhe pasurisë së tyre.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori