Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në kuadër të Takimit të Dytë Vjetor të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, ka organizuar konferencën ndërkombëtare me temën: “Evoluimet në drejtësinë kushtetuese bashkëkohore – shembulli i rajonit të Ballkanit”.
Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, i themeluar më 27 tetor të vitit 2023, bashkon Gjykatat Kushtetuese të Bullgarisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Turqisë dhe Shqipërisë, rreth vlerave të përbashkëta të demokracisë, sundimit të së drejtës dhe mbrojtjes të së drejtave të njeriut.
Në këtë forum, presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova mbetet e angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë e sundimit të ligjit.
Ajo theksoi se një forum i tillë kontribuon në thellimin e bashkëpunimit të Gjykatave Kushtetuese drejtë standardeve më të larta në respektim të Kushtetutës.
“Kosova mbetet e angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut të cilat janë mishëruar si vlerat themelore të rendit tonë kushtetues dhe janë vendosur në vet-themelet e shtetit tonë.
Kushtetuta jonë është tejet unike ndër të tjera edhe për faktin se i mvesh presidentit të vendit një detyre tejet të rëndësishme e substanciale, detyrën për të garantuar funksionim kushtetues të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës.
Kjo është ndër detyrat kryesore të këtij institucione dhe gjatë këtyre viteve të mandatit jam udhëhequr çdo ditë nga kjo detyrë e shenjtë gjatë ushtrimit të të gjitha kompetencave… Republika e Kosovës përgjatë 16 viteve të pavarësisë saj dhe 15 viteve të ekzistimit të Gjykatës Kushtetuese ka dhënë një shembull jashtëzakonisht të mirë të sundimit të ligjit dhe në veçanti institucionet e Republikës së Kosovës kanë treguar një kulturë të lartë institucionale në respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese edhe pse ka plot raste kur nuk iu kanë pëlqyer”, tha ajo.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se askush dhe asnjëri nuk është mbi Kushtetutën.
“Një demokraci dhe një kushtetutë mund të themi se ka pasur sukses të plotë vetëm atëherë kur te gjithë ne që jemi qoftë në institucione politike, qoftë në gjykata, përfshirë Gjykatën Kushtetuese e kuptojmë se asnjëri, askush nuk jemi mbi Kushtetutën”, u shpreh Osmani.
Në hapje të këtij takimi, kryetarja Gresa Caka-Nimani u shpreh se për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është esenciale që të bëhet anëtare e barabartë në Asociacionin Frankofon të Gjykatës Kushtetuese.
Ajo tha se misionet e Gjykatave Kushtetuese nuk mund të realizohen vetëm brenda kufijve nacional, prandaj përmes këtij Forumi sipas saj synohet avancimi i vlerave kushtetuese në rajon.
“Gjykata Kushtetuese e Kosovës vitin që vjen të bëhet anëtare e barabartë e Asociacionit Frankofon të Gjykatave Kushtetuese dhe Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese, kjo është esenciale edhe për gjykatën tonë por edhe për vet misionet e asociacioneve të lartcekura sepse sot kur vlerat themelore të demokracisë mund të jenë nënshtruar rrezikut të eurozionit. Ndër tjerat si pasojë e polarizimeve të skajshme politike e ideologjike, trendeve në rritje të lëvizjeve populiste e pa barazisë së shtuar ekonomike dhe rreziqeve pasuese për të drejtat dhe liritë themelore, solidariteti dhe bashkëpunimi i shtuar i Gjykatave Kushtetuese është më i rëndësishëm se kurrë…Vet Forumi Ballkanit i Gjykatave Kushtetuese është krijuar mbi po këtë premisë duke bashkuar gjykatat kushtetuese të rajonit rreth një platforme të përbashkët që synon avancimin e vlerave kushtetuese në rajon”, tha ajo.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Evropiane dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Holta Zaça theksoi rëndësinë e Gjykatave Kushtetuese në mbrojtjen e demokracisë e sundimit të ligjit.
Gjithashtu ajo njoftoi se aplikimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për anëtarësim në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane është aktualisht në proces.
“Do të doja të sillja në vëmendje rolin e pazëvendësueshëm të Gjykatave Kushtetuese në mbrojtjen e demokracisë, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në sundimin e ligjit në një shoqëri të shtetit të së drejtës. Ballkani është në zemër të Evropës dhe ne ndajmë përgjegjësi për të kontribuar për një Evropë paqësore, më të bashkuar, më të fortë, më kohezive dhe më të drejtë.
Duke shfrytëzuar këtë rast të veçantë të mikpritjes nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dua që të sjell në vëmendje se aplikimi i saj për anëtarësim në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese është aktualisht në proces dhe se ky forum shërben si një mundësi për të evidentuar përkushtimin e Kosovës ndaj demokracisë kushtetuese, respektimit të ligjit dhe të drejtave të individit çka janë në themel të vet konferencës dhe gjykatave anëtare të saj”, theksoi ajo.
Pavlina Panova, kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Bullgarisë dhe kryesuese e Sekretarisë së Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit tha se gjykatat kushtetuese janë rojtarë të parimeve që shërbejnë si bazament i demokracisë dhe sundimit të ligjit.
“Forumi po fillon të themelojë atë programin për një organizatë vitale siç ka qenë gjithmonë shpresa ime dhe besimi im i vërtetë. Kështu si mblidhemi nuk jemi vetëm përfaqësues të gjykatave specifike të nocioneve përkatës, jemi dhe rojtarë të parimeve që shërbejnë si bazamenti i demokracive dhe sundimit të ligjit, shtyllat e civilizimit modern.
Puna jonë siguron që të drejtat fundamentale të njeriut të ruhen dhe që bilanci delikat në mes të të drejtave dhe pushteti të shtetit, të ruhen. Në këtë moment me sfida të pa precedenta me avancime teknologjike, me shoqëri në ndryshime dhe kërkesa në rritje për llogaridhënie dhe transparencë, roli i Gjykatës Kushtetuese është më shumë se asnjëherë tjetër vital. Vendimet kanë pasoja të thella për vendet përkatëse, për të ardhmen e të drejtave njerëzore dhe qeverisjen në gjithë botën”, u shpreh Panova.
Fjalimin kryesor në këtë Forum e pati drejtori i Kongreseve Ndërkombëtare për të Drejtën Kushtetuese Evropiane dhe Krahasuese, Rainer Arnold i cili foli mbi rolin e drejtësisë kushtetuese në konstitucionalizmin bashkëkohor.
Profesori i Universitetit të Regensburgut tha se gjykatat kushtetuese kanë detyrë të mbrojnë dhe të ruajnë përmbajtjen thelbësore të Kushtetutës.
“Juridiksoni kushtetues është vetë motori i Konstitucionalizmit kur Charles Iven Hous, kryetari i Gjykatës Supreme të Amerikës tha ‘Kushtetuta është ajo që thonë gjyqtarët, kjo dokumenton rëndësinë e veçantë të juridiksionit kushtetues i cili vazhdoi në Austri në vitin 1920.
Gjykatat Kushtetuese kanë detyrë të njohjes së zhvillimeve moderne të Konstitucionalizmit, të mbrojnë dhe ruajnë përmbajtjen thelbësore të Kushtetutës, pastaj ka të bëjë me individin, megjithatë të ruajnë këto vlera, të interpretojnë kushtetutshmërinë si një instrument të gjallë, ta interpretojmë Kushtetutën në veçantë, të promovojmë përfshirjen dhe mishërimin e Kushtetutës në kontekstin ndërkombëtarë në atë mënyrë siç ruan traditën dhe vetë identitetin e Kushtetueses”, tha ai.
Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit është themeluar me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit ndërmjet gjykatave kushtetuese të rajonit dhe për të shërbyer si platformë diskutimi dhe shkëmbimi përvojash mbi drejtësinë kushtetuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos