Gjykata Themelore në Prishtinë, ka refuzuar kërkesën e FC Vitia, përmes të cilit propozim ata kishin kërkuar që të pezullohet dhe pengohet mbajtja e Kuvendit të Rregullt Zgjedhor për datën 6 prill 2022.
Po ashtu klubi që bën gara në Ligën e Parë, kërkonin që të pengohet edhe U.D. Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Hodaj, në ushtrimin e kompetencave të tij.
Kjo kërkesë është refuzuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ashtu siç ishte refuzuar edhe ajo e Gramoz Vokrrit ditë më parë, të cilit iu pamundësua kandidimi shkaku i problemeve me nënshkrimet e delegatëve.
“Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës Themelore në Prishtinë, shpallet jo kompetent në pikëpamje lëndore, për të gjykuar këtë çështje jurudike, sipas pasdisë së FC Vitisë, kundër të paditurës Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës Themelore.
Më poshtë është bashkangjitur edhe aktvendimi i departamentit të përgjithshëm.
FFK: Refuzimi i kërkesave tregon ligjshmërinë e Kuvendit të Rregullt Zgjedhor
FFK edhe njëherë ka insistuar se Kuvendi Zgjedhor i mbyllur me 6 prill, ku u zgjodh kryetar Agim Ademi, është i ligjshëm.
“Refuzimi i këtyre kërkesave edhe njëherë e konfirmon ligjshmërinë e thirrjes së Kuvendit të Rregullt Zgjedhor për kryetar të FFK-së i mbajtur me datë 6 prill 2022”, thuhet në komunikatën e FFK-së.
Në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur me datë 6 prill 2022, Agim Ademi mori edhe një mandat si kryetar me votat e mbi të 2/3 të delegatëve të Kuvendit të FFK-së.
Tutje në komunikatën e lëshuar nga FFK thuhet se vendimet e Gjykatës Themelore, së bashku me konfirmimet e UEFA-s dhe FIFAS-s, argumentojnë ligjshmërinë e thirrjes së Kuvendit dhe zgjedhjes e Ademi si kryetar i FFK-së.
“Vendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, pjesëmarrja dhe votimi masiv nga delegatët e Kuvendit të FFK-së, konfirmimet e monituruesve të UEFA-s, FIFA-s dhe MKRS-së për mbarëvajtjen e Kuvendit, si dhe përgëzimet e UEFA-s, FIFA-s dhe të anëtarëve të shumtë të tyre për mbajtjen e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryetarit z.Ademi, e argumentojnë ligjshmërinë e thirrjes së Kuvendit dhe zgjedhjes së z. Ademi si kryetar i FFK-së”, thuhet në komunikatën e FFK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve – por ai bën lojëra fjalësh

Kush e zbuloi talentin e tij, cili klub ia ndërtoi shtëpinë dhe historia me presidentin e Teutës – Muhamet Dragusha, mysafiri i radhës në “Arena e Yjeve”

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit