LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Supreme në SHBA hedh poshtë padinë kundër fitores së Bidenit

Gjykata Supreme në SHBA hedh poshtë padinë kundër fitores së Bidenit

Gjykata Supreme në SHBA e ka hedhur poshtë një proces gjyqësor të inicuar nga Teksasi dhe të mbështetur nga presidenti, Donald Trump, për të refuzuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, në katër shtete.

Gjykata deklaroi se Teksasi nuk ka të drejtë ligjore për të ndërhyrë në mënyrën se si shtetet e tjera zhvillojnë zgjedhjet.

Të katër shtetet – Pensilvania, Xhorxhia, Miçigani dhe Uiskonsini – i kishin bërë thirrje Gjykatës Supreme të refuzonte sfidën ligjore, duke thënë se çështja nuk kishte asnjë bazë faktike dhe ofroi pretendime “false”.


Më shumë se 20 avokatë të tjerë të përgjithshëm nga shtetet, gjithashtu paraqitën një kërkesë të shkurtër duke kërkuar që gjykata të refuzojë procesin gjyqësor, i cili synonte në thelb të heqte të drejtën e dhjetëra miliona votuesve.

Vendimi i Gjykatës Supreme i dha fund edhe asaj që tashmë ishte një shans i vogël për Trumpin dhe aleatët e tij që të përmbysin rezultatin zgjedhor.

Dhjetëra përpjekje të tyre janë hedhur poshtë sistematikisht nga gjykatësit në mbarë vendin.

Më 14 dhjetor, do të zhvillohet votimi në Kolegjin Zgjedhor, duke zyrtarizuar fitoren dërrmuese të Bidenit. Ekspertët ligjorë kishin parashikuar që Gjykata Supreme do të hidhte poshtë padinë në Teksas. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq

New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit

Serbia
“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Evropa
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Serbia
Kalo në kategori