LAJMI I FUNDIT:

Gjykata rrefuzon kërkesat e PSP-së

Gjykata rrefuzon kërkesat e PSP-së

Gjykata Themelore Shkupi 1 ka refuzuar kërkesën Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për paraburgimin e një personi, si edhe masën e kujdesit për katër persona tjerë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për personat Goran Grujoski, Gordana Jankuloska, T. J, V. S dhe N. B, ndaj të cilëve PSP-ja ka inicuar procedura hetimore. Ky vendim i gjykatës erdhi edhe pas kërkesës për plotësim të propozimit të PSP-së.

Palët kanë të drejtë për ankesë ndaj këtij vendimi, në afat prej 24 orëve. Këta persona janë të përfshirë në lëndën ”Fortesa”./Telegrafi/