Gjykata nuk dëshiron që të gjykohet Mijallkovi në lëndën ''Tortura''

Gjykate penale e Shkupit ka sjellë vendim që të mos përfshihet Sasho Mijallkov në hetime për lëndën ''Tortura'', që ka të bëjë me arrestimin e Ljube Boshkoskit, ish-ministër i Punëve të Brendshme.
Sipas Alsat-M, gjykata lejon që pjesëtarët e njësisë Alfa të gjykohen, por Mijallkovi jo, dhe ky vendim është i papranueshëm për PSP-në të cilët kanë paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit.
Ky është rasti i dytë që akuza e PSP-së të pranohet pjesërisht. Më herët në ''Titanik 2'' kur gjithashtu u soll një vendim i pjesërishëm./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































