Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë më 27 dhjetor, PSP nuk është në rend dite

Senca e parë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në të cilën gjykatësit kushtetues do të rishikojnë iniciativat për vlerësim të ligjeve dhe kushtetutës, do të mbahet më 27 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas agjendës të cilën sot e publikoi Gjykata Kushtetuese, në rend dite përsëri nuk është ligji për Prokurorinë Speciale Publike.
Në agjendën e Gjykatës ka gjithsej shtatë pika, mes të cilave është edhe ligji për arsimin e mesëm, që ka të bëjë me testimin ekstern.
Nga
Telegrafi
15/12/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































