Anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut nuk arrijnë të marrin vizë nga Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime pasi ai mbetet i bllokuar qe më shumë se katër muaj.
Aktualisht, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut funksionon vetëm me pesë gjykatës nga gjithsej nëntë që duhet t’i ketë.
Bllokada e komisionit në fjalë pason zgjedhjen e Kostadin Kostadinovit për kryetar të komunës së Stranicës, i cili e kishte drejtuar këtë komision, si dhe kalimin në opozitë të Lëvizjes Besa me zgjedhjen e Qeverisë së re. Rrjedhimisht, shumica e votave të përbërjes së komisionit kalon në duart e opozitës.
Ndryshe, zgjedhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese bëhet me propozim të dy anëtarëve nga ana e presidentit të shtetit, përderisa dy gjyqtarë të tjerë i propozon Këshilli Gjyqësor Republikan dhe pesë gjyqtarë i propozon vetë Kuvendi, përkatësisht Komisioni për zgjedhje dhe emërime në kuadër të institucionit ligjvënës.
Gjyqtarët zgjidhen nga radhët e juristëve eminentë dhe mandati i tyre zgjat 9 vjet, pa mundësi rizgjedhjeje.
Kryeministri Dimtar Kovaçevski u bëri thirrje deputetëve të Lëvizjes Besa që të sillen si opozitë në Kuvend dhe ta zhbllokojnë punën e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, si dhe të komisioneve të tjera në institucionin ligjvënës.
Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, i cili është anëtar i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, thotë për Radion Evropa e Lirë se ai në asnjë mënyrë nuk e bllokon punën e komisionit në fjalë, por shton se pas deklaratave të këtilla fshihet frika e mungesës së numrave për të zgjedhur emrat e gjykatësve që, siç thotë ai, është paradoksale që akoma mbahen të fshehur.
“Kalkulimet e shumicës parlamentare kanë të bëjnë me zgjedhjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht tentimit që zgjedhja e tyre të kalojë përmes një dere të vogël, e atyre kandidatëve që mbase për opinionin nuk janë të pranueshëm. Unë jam i gatshëm që në mënyrë konstruktive të kontribuoj në punën e komisionit, të debatoj për kandidatët që kanë konkurruar për gjykatës në Kushtetuese, opinioni publik në mënyrë transparente të njoftohet se kush janë ata, të vlerësojmë dhe së bashku të vendosim për ata që janë më të mirët”, thotë Zendeli.
Edhe deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshovski, thotë për Radion Evropa e Lirë se deputetët e shumicës i fshehin emrat për të cilët duhet të japë vizë Kuvendi.
“Për fat të keq, ne si anëtarë të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, kryesisht ne deputetët e opozitës, nuk kemi marrë asnjë material se cilët juristë eminentë, gjykatës apo avokatë, i janë drejtuar komisionit si kandidatë të interesuar për tu zgjedhur gjykatës në Gjykatën Kushtetuese’. Nuk e di pse i mbajnë të fshehur emrat”, thotë Miloshovski.
Ndërkohë, nënkryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Pavle Trajanov, thotë se duhet të ndryshohet procedura e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që ky institucion mos të mbetet peng i mosmarrëveshjeve politike.
“Me vite, partitë në pushtet zgjedhin në Kuvend gjykatës në Gjykatën Kushtetuese, të cilët do ti shërbejnë në një ose mënyrë tjetër pushteti’. Kjo është e gabuar.
Patjetër se duhet të këtë një konkurs publik dhe përmes një procesi transparent dhe kritereve të ashpra të bëhet përzgjedhja e gjykatësve në Kushtetuese, në mënyrë që ekspertë të dëshmuar të jenë ata që do të zgjidhen në këtë institucion. Dhe, jo siç është tani partitë në pushtet përmes Komisionit në fjalë të diktojnë se kush do të zgjidhet gjykatës në Gjykatën Kushtetuese”, thotë Trajanov për Radion Evropa e Lirë.
Ndryshe, në një situatë të këtillë me përbërje të përgjysmuar, Gjykata Kushtetuese mundet të caktojë dhe të mbajë seanca, por në rast se vetëm një gjykatës nuk pajtohet me vendimin konkret, Gjykata Kushtetuese nuk mund të fillojë as procedurën për lëndën e caktuar./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake