LAJMI I FUNDIT:

Gjykata kërkon një milion dollarë garanci që R Kelly të mbrohet në liri

Gjykata kërkon një milion dollarë garanci që R Kelly të mbrohet në liri
R Kelly pas arrestimit (Foto: Getty Images/Guliver/Chicago Police Dept)

Gjykata në Illinois i ka caktuar dorëzani prej një milion dollarësh R Kellyt, pas arrestimit të tij në lidhje me padinë për keqtrajtimin seksual të katër femrave, tri prej të cilave kanë qenë nën moshë.

Kundër këngëtarit amerikan ishte lëshuar një fletarrest lidhur me keqtrajtimin e katër femrave gjatë viteve 1998-2010, ndërsa ai është dorëzuar vet në policinë e Chicagos.

Arrestimi i R Kellyt (Foto: Scott Olson/Getty Images/Guliver)

Gjykatësi ka thënë se paditë ndaj tij janë shqetësuese dhe ia ka ndaluar çfarëdo kontakti me personat nën moshën 18 vjeçare, si dhe është detyruar ta dorëzojë pasaportën.


Të gjitha lajmet nga R Kelly
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga R Kelly

Më pas, prokurorja shtetërore, Kimberly Foxx, i ka treguar disa detaje për këtë rast, ndërsa viktimave iu është referuar vetëm me iniciale.

Në kohën kur kanë ndodhur abuzimet e R Kellyt, dy prej viktimave kanë qenë nën moshën 16 vjeçare, njëra ka qenë ndërmjet 14 dhe 16 vjeç, kurse viktima e katërt ka qenë 24 vjeçare.

Sipas padisë, këngëtari ka ushtruar forcë ose kërcënim gjatë kohës kur i ka kryer marrëdhëniet seksuale me viktimat.

Mediat amerikane raportojnë se nëse shpallet fajtor për keqtrajtim seksual të femrave të mitura, R Kelly do të dënohet deri në 70 vjet burg. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xum Allushi shpërthen ndaj Eglit: Dole jashtë dhe pe degradimin që i kishe bërë vetes, hyre për të larë reçelin me kamomil

Xum Allushi shpërthen ndaj Eglit: Dole jashtë dhe pe degradimin që i kishe bërë vetes, hyre për të larë reçelin me kamomil

Magazina
Gjesti shkakton të qeshura te banorët e Big Brother teksa flet në gjuhën letrare

Gjesti shkakton të qeshura te banorët e Big Brother teksa flet në gjuhën letrare

Magazina
Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Magazina
E nominoi Jozin, Loredana: Ka ardhur këtu me sulm e shpifje ndaj meje

E nominoi Jozin, Loredana: Ka ardhur këtu me sulm e shpifje ndaj meje

Magazina
Gjesti për Eglin: Me një prekje të vogël që ia kam bërë, kjo ka menduar që do bëjmë fëmijë - nuk është faji im

Gjesti për Eglin: Me një prekje të vogël që ia kam bërë, kjo ka menduar që do bëjmë fëmijë - nuk është faji im

Magazina
Ryan Reynolds me kritika të ashpra për Baldonin: Ai ngacmoi gruan time në xhirime

Ryan Reynolds me kritika të ashpra për Baldonin: Ai ngacmoi gruan time në xhirime

Magazina
Kalo në kategori