LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Tiranës shpjegon pse u lirua nga burgu Dan Hutra

Gjykata e Tiranës shpjegon pse u lirua nga burgu Dan Hutra

Vrasja e tre grave dhe plagosja e tre të tjerave në pak minuta ka tronditur opinionin publik, por pas tronditjes ka ardhur shumë shpejt vala e indinjatës për statusin e autorit të dyshuar të masakrës, 40- vjeçari Dan Hutra, i cili ishte në gjendje të lirë pas një seri të gjatë krimesh, ku evidentohet vrasja e bashkëshortes në 2007, dhunë familjare dhe vjedhje.

Sot Gjykata e Tiranës, që kishte liruar Hutrën për herë të fundit në 16 shkurt, ka reaguar duke specifikuar arsyet ligjore që çuan në atë vendim që solli pasoja tragjike, raporton A2 CNN.

Sipas Gjykatës, pas arrestimit për dhunë familjare në qershorin e vitit 2022, Hutra u dënua fillimisht me një vit e gjashtë muaj, masë e ulur në një vit jo për shkak të deklaratave noteriale që dëshmonin sipas avokates së tij Klodiana Sanxhaku “normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, si dhe akte të tjera që vërtetonin gjendjen e rëndë shëndetësore të nënës së të pandehurit, e cila jetonte vetëm me këtë të fundit”, gjë që nuk u morr parasysh, por për efekt të gjykimit të shkurtuar.


Më 15 shkurt, një ditë para lirimit të Hutrës, avokatja e tij paraqet kërkesën për shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg” dhe lirimin e menjëhershëm pasi për nenin 261 të Kodit Penal “masat e sigurimit shuhen kur kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se sa masa e dënimit të caktuar”.

Një ditë më vonë Hutra lirohet, ndërkohë që dy javë më vonë plagos dhe vret në vende të ndryshme të kryeqytetit 6 gra.

Plagos fillimisht me thikë Marjana Gurakuqin në Astir, më pas në Kodër-Kamëz, plagos me armë zjarri ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe dhe të ëmën e saj Kujtime Hysa, 60 vjeçe dhe vrau shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe, motra enjë personi me të cilin kishte pasur një konflikt gjatë periudhës në burg. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori