LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Tiranës dënon me 17 vite burg sipërmarrësin italian Francesco Becchetti

Gjykata e Tiranës dënon me 17 vite burg sipërmarrësin italian Francesco Becchetti

Gjykata e Tiranës ka njoftuar sot vendimin për dënimin e sipërmarrësit italian, Francesco Becchetti me 17 vite burg për pastrim parash dhe vjedhje duke shpërdoruar detyrën. 

Prokuroria kishte kërkuar 20 vite burg për biznesmenin italian.

Becchetti njihet në Shqipëri si ish-pronari i televizionit Agon Channel të mbyllur në vitin 2015. Për këtë çështje, Shqipëria ka humbur gjyqin në një gjykatë arbitrazhi pasi është gjetur se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”.


Sipas Gjykatës së Tiranës, Becchetti ka krijuar një sistem shoqërish tregtare, me qëllim fshehjen e veprimtarisë kriminale.

Shqipëria humbet përfundimisht gjyqin, do të paguajë 110 mln euro për mbylljen e një televizioni
Lexo po ashtu Shqipëria humbet përfundimisht gjyqin, do të paguajë 110 mln euro për mbylljen e një televizioni

Në këtë sistem është përfshirë i pandehuri Becchetti, duke futur në këtë marrëdhënie nënën e tij Liliana Condomiti dhe vjehrrën e tij Vjollca Kamberi.

Sipas Gjykatës, asetet e tyre dhe llogaritë bankare të shoqërive do kalojnë në favor të shtetit.

Përveç Bechettit, gjykata dënoi edhe mamanë dhe bashkëpunëtorët e tij duke filluar me Liliana Condomitti, e dënuar me 8 vite burg, Mauro De Renzis me 16 vite burg, Erjona Troplini me 8 vite burg, Stavri Peçi me 2 vite burg [kthyer në shërbim prove] dhe Fetah Dervishi me 3 vite burg [kthyer në shërbim prove].

Ndërkohë, sipërmarrësi italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori