LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Romës vendos sot për shtatë emigrantët e sjellë nga autoritetet italiane në Shqipëri

Gjykata e Romës vendos sot për shtatë emigrantët e sjellë nga autoritetet italiane në Shqipëri

Sot pritet që gjashtë gjyqtarë të seksionit të imigracionit të gjykatës së Romës të vendosin për ligjshmërinë e urdhrave të ndalimit të shtatë emigrantëve të cilët janë dërguar në qendrën e pritjes në Shëngjin.

Ky shqyrtim vjen pas një vendimi të mëparshëm të gjykatës që anuloi mbajtjen e 12 emigrantëve në kampet e ndërtuara në Shqipëri.

Pas vendimit të gjykatës emigrantët u transferuan në një qendër pritjeje në Bari, duke u bazuar në të drejtën evropiane. Pas këtij vendimi, qeveria italiane nxori një dekret ligjor që rishikonte listën e vendeve të konsideruara të sigurta për riatdhesim.


Pak ditë më parë, shtatë azilkërkues të rinj, tre nga Egjipti dhe pesë nga Bangladeshi, u transferuan në Shqipëri në kuadër të një procedure përshpejtuese. Njëri prej tyre u rikthye në Itali për shkak të problemeve shëndetësore të konstatuara pas kontrollit mjekësor.

Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, mbështet fuqishëm operacionin dhe ka deklaruar se qeveria italiane do të apelojë vendimet e gjykatës. “Ne jemi të bindur se gjithçka është në përputhje me ligjin evropian,” u shpreh Piantedosi.

Në terren ndodhet edhe një delegacion parlamentar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja 5 Yjet, si dhe përfaqësues të shoqatave të Tryezës së Azilit dhe Emigracionit. Ata po monitorojnë kushtet e qendrave, duke përfshirë hapësirat e banimit dhe tualetet, për të siguruar respektimin e procedurave ligjore dhe ndërkombëtare. Përfaqësuesit e delegacionit e kanë cilësuar qendrën si një “burg në ajër të hapur,” duke shprehur shqetësime të thella për kushtet e emigrantëve.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori