Gjykata e Lartë e Republikës së Maqedonisë sot duhet të sjellë vendimin pas ankesave të deputetëve të paraburgosur dhe të dyshuarit e tjerë, për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Sipas kryetarit të Gjykatës së Lartë, Jovo Vangekovski, gjyqi nuk vonon me zgjidhjen, por bëhet fjalë për raste të komplikuara prej së cilave nuk mundet të pritet të ketë vendim të shpejtë. Ai në deklarimin e mbrëmshëm theksoi se lënda në gjyq është për më pak kohë se sa ishte në Gjykatën Penale dhe se me gjasa sot mundet të merret vendim, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Afati i 48 orëve për sjelljen e vendimt, pas ankesave të akuzuarëve, kishte kaluar ditën e enjte.

Të dyshuarit për ngajrjet e 27 prilli, janë 35 persona, mes tyre deputetë, organizator të protestës dhe të punësuar në MPB. Ata sipas akuzës dyshohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetutues dhe sigurinë e shtetit.

Deputetët të cilët janë të dyshuar dhe të paraburgosur për ngjarjet e 27 prillit janë Krsto Mukoski, Sasho Vasilevski, Johan Tarçullovski dhe ish-ministri i MPB-së Mitko Çavkov./Telegrafi/