LAJMI I FUNDIT:

“Gjykata e Lartë pengon punën e Prokurorisë Speciale”

“Gjykata e Lartë pengon punën e Prokurorisë Speciale”

Njohësit e zhvillimeve në gjyqësor vlerësojnë se nuk është aspak e rastësishme që Gjykata e Lartë tani nëpërmjet referatit mundohet të marrë një qëndrim lidhur me bisedat e përgjuara. Besa Arifi thotë se refuzimi i bisedave të përgjuara nga Gjykata e Lartë nuk ishe befasi.

“Unë do të komentoja këtë nen që bazohet vendimi i Apelit në rastin “Spiuni” pasi ky nen thotë provat e siguruara në mënyrë të paligjshme ose përmes shkeljeve të të drejtave dhe lirive të parapara në Kushtetutë në ligje dhe marrëveshjet ndërkombëtare si dhe provat që dalin prej tyre nuk mund të përdoren dhe mbi to nuk mund të bazohet vendim gjyqësor”, deklaroi për Alsat, Besa Arifi.

Ish gjykatësi Sejfulla Osmani thotë se nuk mundet që Gjykata e Apelit të lejojë që në një proces gjyqësor bisedat e përgjuara të përdoren si dëshmi të ligjshme ndërsa në tjetër rast të njëjtat t’i hedh poshtë.


Mirosllav Draganov nga Instituti për të drejtat e njeriut thotë se nuk duhet penguar puna e PSP-së.

Gjykatësit suprem të mërkurën e anuluan deklarimin mbi dy referatët me të cilat kryetari i gjykatës Jovo Vangellovski kërkon nga gjykata që të krijojë qëndrim me të cilin të ashtuquajturat “Bomba” apo bisedat e përgjuara nuk do të mund të jenë dëshmi në procedurë gjyqësore dhe e dyta , PSP-së do ti kontestohet e drejta të dorëzojë kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
230 mijë euro dëm,

230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë

Lajme
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Lajme
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Drejtësi
Kalo në kategori