“Gjykata e Lartë ‘amniston’ zyrtarët e dyshuar për vepra penale në Maqedoni”

Hetimet kundër zyrtarëve të pushtetit të kaluar, por edhe të tanishëm të dyshuar për vepra penale nuk mund të mbyllen apo të anulohen bazuar në mendimin e Gjykatës së Lartë se Prokuroria Speciale për shkak të skadimit të mandatit, duhet të ndërpresë dhjetëra hetime, apo procese që ka nisur pas datës 30 qershor të vitit 2017. Kështu vlerësojnë nga Prokuroria e Rregullt, por edhe njohës të çështjeve juridike duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Lartë, por edhe duke mos përjashtuar mundësinë që hetimet të vazhdojnë nga Prokuroria e Rregullt.
Prokurori i Shtetit, Lubomir Jolevski, nuk e ka përjashtuar mundësinë që këto lëndë gjyqësore të kalojnë në kompetencë të tij, nëse kjo e drejtë i merret Prokurorisë Speciale, e cila hetimet i ka nisur nga dëshmitë që kanë dalë nga afera e përgjimeve.
Edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, në një prononcim me shkrim ka shfaqur rezerva ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë, por pa dashur të komentojë më shumë për shkak të pozicionit të saj në Qeveri.
Kurse, ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Dane Iliev, thotë se kjo që ka ndodhur me këtë institucion, është skandal, sipas tij, meqë Supremja i ka ngatërruar kompetencat.
“Në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve për gjykatat, Supremja mund të vendosë vetëm për vendimet e instancave më të ulëta gjyqësore. Pra, Gjykata e Lartë nuk është kompetente që të diskutojë apo të vendosë për padi private apo për nisma të individëve për të ndërtuar qëndrime juridike pasi të njëjtit këta persona, kanë mundësinë që këtë ta bëjnë para instancave më të ulëta gjyqësore. Në këtë rast, Gjykata Supreme vihet mbi punën e gjykatave e madje edhe mbi punën e ligjvënësit”, ka deklaruar Iliev.
Bashkim Selmani, profesor i së Drejtës Ndëshkimore, thotë se Prokuroria Speciale dhe Gjykatat nuk duhet të pengohen në kryerjen e detyrimeve lidhur me shpërdorimet e ish-zyrtarëve. Ai thotë se motoja e punës së Qeverisë aktuale ishte “drejtësi për të gjithë” dhe kjo, sipas tij, nuk mund të arrihet me vendime të tilla.
“Kjo, thjesht, është një amulli dhe një amnisti në heshtje. Në forma të ndryshme u dëshmua se edhe kjo qeveri, sikur edhe qeveritë e tjera që nga pavarësia e Maqedonisë, ia kanë shtrirë dorën njëra-tjetrës dhe kjo është e keqja e vetë besimit dhe e funksionimit ndaj shtetit të së drejtës”, thotë Selmani.
Njohës të çështjeve politike dhe juridike nuk e përjashtojnë mundësinë që e gjithë kjo të jetë e orkestruar me qëllim shpëtimin e politikanëve të pushtetit ndaj ndjekja penale.
Nga vendimi i Gjykatës së Lartë që është marrë pas ankesës së parashtruar nga dy avokatë që mbrojnë të dyshuarit, përfitojnë shumë ish-zyrtarë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili së bashku me ish-kryeministrin e arratisur, Nikolla Gruevski, dyshoheshin për dështimin e regjistrimit të popullsisë, ish- ministri i Shëndetësisë tani zëvendëskryeministër Bujar Osmani, ish-zyrtarja e OBRM-PDUKM-së, Silvana Boneva, ish-drejtori i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, si dhe të tjerë, përfshirë edhe afaristë të afërt me pushtetin e kaluar.
Mijallkov akuzohet edhe për vepra tjera, por ai është lëshuar edhe nga paraburgimi pasi kishte mundësuar që tetë deputet të OBRM-PDUKM-së opozitare të kalojnë të pavarur dhe të votojnë ndryshimet kushtetuese për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për emrin. Po për këtë çështje ishte miratuar edhe një amnisti duke i lënë të lirë shumë zyrtarë tjerë të qeverisë së kaluar të akuzuar për ngjarjen e dhunshme në Kuvend./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë