Gjykata e Apelit ka arritur që në vitin 2017 të zgjedh rreth 1200 lëndë me shumë se sa vitin e kaluar, me numër të gjyqtarëve të njëjtë sikurse vitin 2016.
Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, në prezantimin e punës së Gjykatës për vitin që po shkon tha se institucioni që ai drejton përkundër vështirësive që ka pasur, ka shënuar rritje të efikasitetit.
Në vitin që po lëmë pas, Shala tha se kanë zgjidhur rreth 12 mijë lëndë, nga 24 mijë lëndë sa kanë pasur në punë gjatë këtij viti, duke përfshirë lëndët e reja dhe ato të trashëguara nga vitet paraprake.
“Gjatë vitit 2017 kemi kryer rreth 1200 lëndë më shumë se sa në vitin e kaluar, do të thotë vitin 2016. Vitin 2017 po e mbyllim me afro 12 mijë lëndë zgjidhura, apo më saktë, 11 mijë e 833 lëndë. Kjo shifër është rekorde që nga themelimi i kësaj Gjykate në vitin 2013. Ky rezultat ka ardhur falë punës së madh të gjyqtarëve të cilët kanë qenë pothuajse numër të njëjtë si në vitin paraprak, por edhe angazhimit të stafit mbështetës. Dua të theksoj se ndër objektivat e mia kryesore kur kam filluar punën si kryetar gjykate në janar 2017, kam pasur synim që t’i kthej apo rikthej vendet e punës që kishte shuar Ministria e Financave, meqë ne nuk i kemi shfrytëzuar më parë”, tha Shala.
Shala, theksoi se në të gjitha departamentet, si në atë krimeve të rënda, departamentin për të mitur, departamentin e përgjithshëm, sidomos divizioni e përgjithshëm dhe atë për kundërvajtje, qind për qind i kanë kryer lëndët.
Derisa, sipas tij, suksesi ka munguar në lëndët në çështjen civil, pasi kanë lëndë shumë të mbetura, meqë edhe vitin 2016 përafërsisht 11 mijë lëndë kanë trashëguar nga viti i mëparshëm, madje, kanë lëndë të pakryera edhe nga viti 2013.
“Lëndë të pakryera, kanë mbetur në këtë Gjykatë 12 mijë e 606 lëndë. Gjersa kemi filluar vitin 2017 me 11 266 lëndë, gjersa, në vitin 2017 kemi pranuar edhe 13 mijë 173 lëndë, shifra më e madhe që nga themelimi i Gjykatës. Në total i bie që kemi pasur në punë 24 mijë e 439 lëndë. Mirëpo, si rezultat i rritjes së fluksit të këtyre lëndëve është se edhe nëpër shumë gjykata themelore janë pranuar gjyqtarë të rinj edhe ata kanë punuar dhe lëndët e tyre janë atakuar me ankesë dhe neve na janë rritur lëndët. Nëse e përpjesëtojmë këtë numër prej 24 mijë e 439 lëndë me numër të gjyqtarëve që kemi tani, i bie që çdo gjyqtar ka qenë i ngarkuar me 718 lëndë, gjersa kanë kryer nga 348 lëndë. Me një përqindje, secili gjyqtarë sa i përket normës ata e kanë tejkaluar prej 110 deri 130 për qind”, shtoi ai.
Kreu i Gjykatës së Apelit, tha se kjo shifër e lëndëve mund të zvogëlohet vetëm me rritjen e numrit të gjyqtarëve. Kërkesën për këtë tha se kanë bërë në KGJK, e cila ka pranuar që të marrin edhe 15 gjyqtarë. Ai tha se me punësimin e këtyre gjyqtarëve dhe punëtorëve profesional do t’i zvogëlojnë numrin e lëndëve, e që është objektiv për vitin 2018. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës