Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Ilir Metën.


Me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, gjykata, më datë 30.01.2026, shpalli vendimin për çështjen penale nr. 37 akti, datë 26.01.2026 regjistrimi, lidhur me ankimin e paraqitur nga i pandehuri I.M, raporton euronews.al.

Ankimi kishte të bënte me kundërshtimin e vendimit nr. 40/863, datë 05.01.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” me një masë më të butë.

Gjykata vendosi mospranimin e ankimit të paraqitur nga i pandehuri Ilir Meta, përmes mbrojtësit të tij, avokat Gylsen Zhllima, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Vendimi do t’u njoftohet palëve, ndërsa ndaj tij mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.