LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit e kthehen në rigjykim çështjen penale kundër avokatit Çeku

Gjykata e Apelit e kthehen në rigjykim çështjen penale kundër avokatit Çeku

Është kthyer në rigjykim çështja penale kundër avokatit Haxhi Çeku, i akuzuar për mashtrim.

Departamenti Special i Gjykatës se Apelit të Kosovës, ka vendosur lidhur më ankesat në çështjen penale kundër të akuzuarit H.Ç.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, me aprovimin e ankesës së avokatit mbrojtës të akuzuarit dhe sipas detyrës zyrtare, aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 02.12.2019, është anuluar dhe lënda i është kthyer gjykatës së njëjtë në rigjykim.


“Gjykata e Apelit, gjeti se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se gjendja faktike nuk është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë, në raport me veprën penale për të cilën i akuzuari është shpallur fajtor dhe gjykuar”, thuhet në njoftim.

H.Ç. ishte shpallur fajtor nga ana e gjykatës së shkallës së parë, për shkak të veprës penale, “Mashtrimi” nga neni 335 par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), për çka ishte dënuar me dënimin me gjobë në shumë prej 3.000 euro dhe dënim më burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh. Atij po ashtu i ishte ndaluar ushtrimi i profesionit të avokatit në kohëzgjatje prej 1 viti, duke iu llogaritur nga dita kur vendimit ta marrë formën e prerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori