LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq-Thaçit: Kosova s’do të jetë kurrë pjesë e Shqipërisë

Gjuriq-Thaçit: Kosova s’do të jetë kurrë pjesë e Shqipërisë

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se në një të ardhme të afërt, Kosova dhe Shqipëria do të jetojnë bashkë në një shtet, duke thënë se ‘Kosova kurrë nuk do të jetë pjesë e Shqipërisë’.

“Asnjë centimetër i Serbisë nuk do të jetë kështu. Këtë e kemi zgjidhur në maj të vitit 1945, kur u mposht nazizmi”, ka thënë Gjuriq.

Ai tha se presidenti Thaçi “duhet ta di se Serbia nuk ka ndërmend të bashkohet me Shqipërinë, dhe se çdo formë e separatizmit është në kundërshtim me normat e të drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare”.


Thaçi, nga Hasi i Shqipërisë: Do të jetojmë në një shtet të përbashkët
Lexo po ashtu Thaçi, nga Hasi i Shqipërisë: Do të jetojmë në një shtet të përbashkët

Ndryshe, presidenti Thaçi teksa mori titullin qytetar nderi të Hasit, foli edhe për Luginën  e Preshevës, e që sipas tij do t’i bashkohet Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës, pa u prekur as Ujmani dhe as Trepça në këmbim.

“Ju keni qenë bashkërisht me në luftë dhe bashkërisht do të jetojmë në liri dhe bashkërisht do të jetojmë në një të ardhme të afërt, në një shtet të përbashkët Kosovë dhe Shqipëri. Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu në mesin e burrave të Hasit dhe grave, zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, as Trepça, as Ujmani, as Mitrovica, asnjë cep i territorit të Kosovës si parakusht për bashkim kombëtar”, ka thënë presidenti Thaçi./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori