LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq: Pala serbe nesër gati për gjykatë në veri

Gjuriq: Pala serbe nesër gati për gjykatë në veri

Pala serbe nesër do të jetë e gatshme të krijojë një gjykatë dhe prokurori të re për shumicën serbe në veri të Kosovës e cila është një vonesë prej dy apo tre ditësh në krahasim me datën e caktuar, dhe Serbia do të jetë gati për të përmbushur plotësisht detyrimet e saj të marrëveshjes mbi gjyqësorin, tha sot drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

“Por ajo që është tërësisht interesante për mua është fakti se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare dhe Prishtinës po vajtojnë për vonesën prej dy apo tri ditësh dhe nuk shohin se 1.643 ditë vonohen me themelimin e Asociacionit të komunave serbe, kështu që ata shqetësohen për tri ditë vone të zbatimit të marrëveshjes mbi Gjyqësorin” , tha Gjuriq për Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Marrëveshja për Gjyqësorin e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë në shkurt të vitit 2015 në Bruksel ishte paraparë të niste së zbatuari më 17 tetor, por dekretimi i 42 gjyqtarëve dhe 14 prokurorëve serb nuk ndodhi për shkak se gjyqtarët dhe prokurorët nuk shkuan për dekretim te presidenti i vendit, Hashim Thaçi.


Për dështimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje ka reaguar edhe Bashkimi Evropian, transmeton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori