LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq nuk e komenton “planin” amerikan: Serbia e ka “paketën serbe” për Kosovën

Gjuriq nuk e komenton “planin” amerikan: Serbia e ka “paketën serbe” për Kosovën

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka  refuzuar të komentojë pretendimet e planit të administratës amerikane për Kosovën në katër pika, duke thënë se vendi i duhur për këtë pyetje është Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Nuk do të doja sot të flas shumë për politikë. Vetëm mund t’ju them se për këtë ju duhet të pyesni Departamentin e Shtetit, në qoftë se dikush di diçka në lidhje me këtë,  janë ata. Kjo është e gjitha që unë mund të them. Sigurisht se ne kemi paketën serbe për Kosovën, por kjo është pakoja jonë”, tha Gjuriq sot në Prilluzhë të Vushtrrisë, pasi dhuronte një automjet në terren në Qendrën për Punë Sociale në atë fshat, raporton “Tanjugu”.

Gazeta serbe "zbulon" planin amerikan për Kosovën
Lexo po ashtu Gazeta serbe "zbulon" planin amerikan për Kosovën

Sipas mediave serbe, SHBA-të  kanë përgatitur një “paketë” të veçantë për Kosovën që do t’i prezantohen Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë javëve të ardhshme, përcjell Telegrafi.


Dokumenti i SHBA ka të bëjë drejtpërdrejt me statusin e Kosovës dhe sipas disa njoftimeve, mund të përcaktojë drejtimin e mëtejshëm strategjik të Serbisë.

Gjuriq po qëndron sot në Kosovë me leje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori