LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq: Derisa të ketë Krishtlindje do të ketë serbë dhe Serbi në Kosovë

Gjuriq: Derisa të ketë Krishtlindje do të ketë serbë dhe Serbi në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka marrë pjesë në ndezjen e buzmit të Krishtlindjes Ortodokse në kishën e Shën Dimitrit, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ai gjatë kësaj ceremonie, siç raporton Beta, ka përcjellë mesazhe inkurajuese për serbët, duke i porositur ata që të qëndrojnë në Kosovë.

“Derisa të ketë Krishtlindje do të ketë serb dhe Serbi në Kosovë”, ka thënë Gjuriq në ceremoninë e ndezjes së buzmit, të cilën e ka udhëhequr peshkopi Teodosije, transmeton Telegrafi.


Gjuriq më tej ka thënë se Krishtlindja është një nga festat më të shenjta krishtere, ortodokse dhe serbe.

“Është veçanërisht e rëndësishme që këtu në Kosovë të thuhet se çdo vit, pra ky, është viti në të cilin luftojmë për mbijetesë dhe lutemi që me mbështetjen e vëllezërve tanë nga e gjithë bota, populli ynë dhe kisha në Kosovë do të mbijetojnë dhe të jenë më të fortë”, tha Gjuriq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori