Gjukanoviq në gjyq, publikohen detaje spiunazhi tek BIA

Procesi gjyqësor ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq, ka nxjerrë në pah pretendime serioze të Prokurorisë Speciale lidhur me përfshirjen e saj në veprimtari të organizuar në shërbim të inteligjencës serbe (BIA). Sipas organit të akuzës, Gjukanoviq, në cilësinë e saj si zyrtare e misionit të OSBE-së në Kosovë, ka keqpërdorur pozitën dhe qasjen në informacione të ndjeshme, duke i transmetuar ato tek agjentët e BIA-s.
Prokuroria pretendon se veprimet e saj nuk përbëjnë rrjedhje të rastësishme informacioni, por një bashkëpunim të strukturuar dhe të vazhdueshëm që ka rrezikuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.
Prokurori i specializuara, Bekim Kodraliu deklaroi se ish-zyrtarja e OSBE-së përmes komunikimeve me agjent të BIA-s, kishte zhvilluar edhe takime me zyrtarë të BIA-s, si Lubina Bukviq.
Ai u shpreh se Prokuroria Speciale do të dëshmojë se Gjukanoviq në koordinim me agjentin e BIA-s në disa raste ka krijuar situata të paqena dhe raporte fiktive në veçanti për veprimtarinë e Polciisë së Kosovës dhe raportet vjetore të OSBE-së.
“Raportet e Policisë së Kosovës me të gjeturat në telefonat e tyre duke filluar nga telefoni celular A1 Samung S8 i datës 12.05/2025 së bashku me provat që janë gjetur në telefonin e të pandehurës. Raporti i Policisë së 11.08/2025 ....vërteton hyrje dalje e zyrtarëve të BIA në këtë rast të Dojan Dimiq i botërisht dihet se është zyrtar i lartë i BIA-së në shoqërim të tij me Lubisha Bukviq kjo është provë që dokumenton se këta kanë qenë zyrtar dhe janë zyrtarë të BIA që e pandehura në një rast është takuar drejtpërdrejtë me njërin prej tyre. Raporti i Policisë së Kosovës që ka të bërë me provat materiale të nxjerra nga telefoni i të pandehurës Samung S22 raporti i policisë i datës 29.03/2023 me të gjeturat nga ekzaminimi i këtij telefoni i tipi Huaëei P30 i cili është gjetur në posedim të të pandehurit tani të dënuar për spiunazh Aleksandës Vllaiq”, tha ai.
Prokuroria Speciale në seancën e sotme ka paraqitur si provë edhe dokumente që përfshijnë raporte të OSBE-së për sulmin në KKZ në Mitrovicën Veriore, më 6 dhjetor 2022, kur nuk lejoheshin të mbahen zgjedhjet lokale.
Këto raporte e akuzuara ia kishte dërguar agjentit të BIA-s, Aleksandër Vllaiq.
“Janë dokumente konkrete të cilat e pandehura janë me përmbajtje sensitive të cilat kanë të bëjmë me themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, me nostrifikim të diplomave të universitetit paralel, me aktivitetin e Policisë së Kosovës dhe takime të mbajtura nga zyrtarë të lartë të OSBE me zyrtar të institucioneve tjera dhe përfaqësues të OJQ në pjesën e veriut. ..01/034/34 E pandehura deri në një moment ka dërguar përmes mesazheve tek agjenti i BIA-së në lidhje me përmbajte edhe takimeve të OSBE dhe zhvillimeve politike në Kosovë, derisa në një moment ka aplikuar metodën e fotografimit të raporteve që ka pas para zyrës së saj dhe agjentit të BIA-së,. Vllaiq i ka dërguar fotografinë se si duket në këtë pjesë. Teksti tregon në pjesën e mesazhit në fund e rëndësishme përmbajtja e këtyre dokumenteve ka të bëjë me sulmet terroriste në zyrtar e KKZ-së në Mitrovicën e Veriut të 6 dhjetor 2022 në kohën kur nuk është lejuar të mbahen zgjedhjet në atë pjesë të veriut”, theksoi ai.
Prokurori Kodraliu deklaroi se dokumentet e siguruara përfshijnë analiza të brendshme të sigurisë, veçanërisht për veriun e Kosovës, si dhe raporte mbi aktivitetet e Policisë dhe takimet e nivelit të lartë. Sipas tij, komunikimet dëshmojnë se e akuzuara Gjukanoviq jo vetëm ka shpërndarë informacione të ndjeshme, por edhe ka marrë udhëzime direkte nga agjenti i BIA-s, përfshirë mënyrën e mbledhjes së informacionit dhe hartimin e raporteve.
“Këto dokumente përfshinë analiza të brendshme të sigurisë së situatës posaçërisht në veri të vendit raporte për aktivitet e policisë së Kosovës, si dhe përmbajtja e takimeve të nivelit të lartë me përfaqësues vendor dhe ndërkombëtarë në ato takime ku e pandehura ka mundur të jetë pjesë e tyre, por edhe informimi për takime të nivelit të tillë dhe paralajmërimi i zyrtarit të BIA-s që një takim i tillë do të mbahet por unë nuk do të mund të marrË pjesë, çka nënkupton se kjo ka qenë e vetëdijshme dhe veprimet i ka marr me qëllim të caktuar. Komunikimet e siguruara tregojnë qartë se e pandehura jo vetëm që ka dërguar këto dokumente dhe informacione por ka marrë udhëzime dhe detyra direkte nga agjenti i BIA-së, Vllaiq lidhur me mbledhjen e informacioneve, targetimin e individëve të caktuar e në veçanti është udhëzuar se si të shkruaj edhe raportet e OSBE në lidhje me situatën në Kosovë“, tha ai.
Prokurori special, Bekim Kodraliu tha se Aleksandër Vllaiq, i cili ka pranuar fajësinë për veprën penale për spiunazh ka deklaruar se nga e akuzuara, Jelena Gjukanoviq kishte pranuar raporte dhe informacione, të cilat i kishte dërguar më pas tek BIA.
“Aleksandër Vllaiq konfirmon se gjatë aktivitetit të tij të spiunazhit ka pranuar raporte dhe informacione dhe ka dhënë detyra ndaj të pandehurës Gjukanoviq për sigurimin e këtyre informatave dhe dokumenteve të cilat më pas i ka dërguar në zyrën e BIA-s. Për më tepër provat do të dëshmojnë se Gjukaniviq ka pas komunikime të vazhdueshme dhe të koordinuara me këtë agjendë të BIA-s përmes përdorimit të aplikacioneve të sigurta signal, viber, vatsup, i cili agjent me të pandehurën Gjukanoviq kanë përdorur numra të ndryshëm të telefonit me qëllim të fshehjes së veprimtatisë së tij dhe të pandehurës Gjukanoviq”,deklaroi ai.
Gjatë fjalës hyrëse të tij Kodraliu ka deklaruar se e akuzuara Jelena Gjukaonivq me dashje i ka shërbyer dhe ka ndihmuar Shërbimin Informativ Serb (BIA) për krijimin e një narrative armiqësore ndaj shtetit të Kosovës.
Sipas tij, në këtë mënyrë është rrezikuar rendi kushtetues, siguria kombëtare dhe jeta e zyrtarëve e qytetarëve të Kosovës.
“Me dashje direkte iu ka shërbyer dhe ka ndihmuar një shërbim të huaj informativ në këtë rast shërbimin informativ serbe i njohur si BIA duke kontribuar po ashtu edhe krijimin e një narrative armiqësore ndaj shtetit të Kosovës duke rrezikuar rendin kushtetues, sigurinë kombëtare, rrezikimin serioz për jetën dhe personale të zyrtarëve shtetëror të vendit, qytetarëve të v endit e po ashtu edhe personelin e OSBE misionit në Kosovë...Gjatë kohëve të fundit aktiviteti i BIA-së ka qenë në rritje veçanërisht në Kosovë, gjë që këtë rast por edhe rastet tjera që janë duke u trajtuar janë jashtëzakonisht të ndjeshme dhe të rëndësishme. Prandaj, është jetike që nga ky proces gjyqësor të kuptojmë qartë rolin dhe misionin e BIA serbe e të cilin shërbim në bazë të provave që do të administrohen para jush e pandehura e ka ndihmua në veprimtarinë e tij. Shërbimi serb i quajtur BIA është shërbim inteligjent serb dhe trashëgimtare e të ashtuquajtur RDB e cila gjatë viteve 1998-1999 ka marr pjesë drejtpërdrejt në planifikimin, përndjekjen, represioinin dhe krimin ndaj popullit shqiptar”, tha ai.
Prokurori Kodraliu tha se zyrtarja e Misionit të OSBE-së në Kosovë ka transmetuar informacione e dokumente tek shërbimi informativ serb.
Ai tha se e akuzuara Gjukanoviq ka keqpërdor informacionet e ndjeshme të misionit të OSBE-së duke vepruar në interes të veprimtarisë së BIA-s.
“Gjatë këtij gjykimi do të dëshmohet se Jelena Gjukanoviq në cilësinë e saj si zyrtar e misionit të OSBE në Kosovë në vazhdimësi e ka keqpërdorur besimin institucional dhe qasjen në informacione tepër të ndjeshme të këtij misioni e duke vepruar në interes të veprimtarinë të BIA-s. Nga provat që do të administrohen para jush pa mëdyshje do të vërtetohet se veprimet e të pandehurës nuk kanë qenë të rastësishme, por kanë qenë të qëllimshme, të vazhdueshme dhe të koordinuara shumë mirë. Ajo ka krijuar dhe ka mbajtur kontakte të drejtpërdrejta me zyrtarët e BIA-së duke potencuar në veçanti ish-zyrtarin policor, Aleksandër Vlaiq i cili në pozitën e agjentit të BIA-s është dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe është shpallur fajtor për veprën penale spiunazh, këtë vepër ky agjent i BIA-s në bazë të provave që janë siguruar gjatë hetimeve me vullnet të lirë edhe e ka pranuar fajësinë...ka transmetuar informacione dhe dokumente tek BIA serbe”, tha ai.
Por të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale karshi të akuzuarës, Jelena Gjukanoviq i hodhi poshtë avokati i saj, Predrag Miljkoviq, i cili deklaroi do të vërtetojë se nuk ka prova që dëshmojnë se klientja ka kryer këtë vepër penale.
“Kjo lëndë në shikim të parë duket komplekse dhe voliminoze mirëpo kur hynë në thelb parashtrohet një pyetje e thjesht a egziston provë konkrete se e pandehura ka kryer veprën penale, mbrojtja do ta provojë se nuk ekziston. Prokuroria në këtë aktakuzë thekson akuza të renda, mirëpo nuk paraqet atë çka është me ligj e obligueshme. Nuk ekziston koha e vërtetuar e kryerjes se veprës penal, nuk ekziston vepra konkrete e përshkruar, nuk ekziston e dhëna konkrete e përshkruar e cila gjoja se është nxjerr apo dhënë nga institucioni, dhe nuk ekziston prova se një e dhënë e tillë e natyrës sekrete ose apo se të dhëna të tilla rrezikojnë sigurinë e Kosovës”, tha ai.
Jovana Gjukanoviq, shtetase serbe dhe ish-punonjëse e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dyshohet se ka qenë e përfshirë në aktivitete spiunazhi në bashkëpunim me një person tjetër, i cili gjithashtu është nën hetim nga autoritetet.
Ekzistojnë dyshime se ajo ka bashkëpunuar me Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA).
E akuzuara për spiunazh, Jelena Gjukanoviq edhe në seancën e shtatorit të vitit të kaluar nuk e kishte pranuar fajësinë në gjykimin fillestar i cili ishte mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Gjukanoviq ishte arrestuar më 28 shkurt 2025 në pikën kufitare në Jarinje, dhe që atëherë ndodhet në paraburgim./KosovaPress


















































