Njësia e patrullës së stacionit policor në Shtime, gjatë patrullimit rutinor, ka hasur në dy automjete që po zhvillonin gara shpejtësie, duke rrezikuar sigurinë publike.

Rasti ka ndodhur më 20 korrik 2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, ku janë ndaluar dy shoferë që po drejtonin automjetet me shpejtësi të tejkaluar dhe nuk i ishin bindur shenjës së ndalimit të zyrtarëve policorë.


Të dy shoferët janë ndaluar dhe ndaj tyre janë marrë masa për shkelje të rëndë të ligjit.

Shoferi E.B. (19), me leje të drejtimit të huaj dhe me pëlqimin e tij, është dënuar me gjobë prej një mijë euro.

Shoferi tjetër, A.B. (20), është dënuar me gjobë prej 500 euro, i janë shqiptuar 5 pikë negative dhe ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet për 12 muaj.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme si garat e shpejtësisë, të cilat mund të kenë pasoja fatale për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë.