LAJMI I FUNDIT:

GJKKO e la në burg, reagon sërish Veliaj: Dje kam zbuluar një skandal të rëndë në sallën e gjyqit

GJKKO e la në burg, reagon sërish Veliaj: Dje kam zbuluar një skandal të rëndë në sallën e gjyqit

Një ditë pas vendimit të GJKKO për të lënë në fuqi masën e arrestit me burg për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ky i fundit ka reaguar sërish duke bërë një denoncim të fortë.

Sipas tij, në sallën e gjyqit ka zbuluar një “skandal të rëndë”, ku në dosjen e tij figuron i dënuar, gjë që e ka tronditur.

Veliaj tha se ky informacion ishte shkruar në mënyrë të gabuar në dosjen e hartuar nga prokurori i çështjes, Ols Dado.


Ai u shpreh se vetëm pasi ai vetë deklaroi në gjykatë se nuk ka asnjë dënim penal dhe ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit, prokurori u detyrua të verifikonte me një telefonatë, duke e quajtur më pas këtë shënim si një “lapsus”.

“Ky ‘lapsus’, vetëm lapsus nuk është”, thekson Veliaj, duke shtuar se në dosjen e tij ka gabime të tjera serioze që do t’i publikojë një e nga një. Ai shprehu edhe dyshimet e tij mbi “dëshirën e nxituar të prokurorit Ols Dado për ta shpallur fajtor ende pa nisur procesi i gjykimit”.

Në reagimin e tij, Veliaj kritikoi ashpër organet e drejtësisë, duke thënë se një “gabim” i tillë tregon qartë mënyrën se si është ndërtuar hetimi kundër tij dhe familjes së tij.

“Si mund të luhet me jetë njerëzish duke e kaluar me fjalët ‘ishte lapsus’?” – pyeti ai.

Gjykata e Posaçme ka lënë Veliajn në burg për akuzat e korrupsionit lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës, ndërsa kryebashkiaku mohon akuzat dhe e cilëson procesin të motivuar politikisht.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë

Përfundon numërimi i 22 kutive me votat për deputetë nga 258 në Prishtinë

Lajme
Jashari i OVL - UÇK-së tregon arsyet e bojkotimit të aktiviteteve nga qeveria për pavarësi dhe Epopenë

Jashari i OVL - UÇK-së tregon arsyet e bojkotimit të aktiviteteve nga qeveria për pavarësi dhe Epopenë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Çka e gjeti KQZ-në?

Çka e gjeti KQZ-në?

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori