Gjithçka që dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni

Maqedonia është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku kanë mbetur të vrarë dy persona, ndërsa kryersi i vrasjes së dyfishtë është person i njejtë i cili sipas ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovski, ka ikur nga Maqedonia dhe gjendet në Beograd, njofton Telegrafi Maqedoni.
Viktima e parë, Pançe Zhezhovski, 74 vjeçar nga Velesi, i paraqitur si i humbur nga 24 nëntori, është vrarë vetëm përshkak të një konflikti të mëhershëm me Palevskin, të dyshuar për vrasjen e dyfishtë. Viktimës së parë, pas vrasjes i është marrë vetura dhe me veturën e tij, citroen, është kryer edhe kidnapimi i vajzës së mitur, që tashmë është vrarë.
Viktima e dytë është Vanja Gjorçevska, 14 vjeçare nga Shkupi, e paraqitur si e humbur nga 27 nëntori, është vrarë dy orë më vonë pasi është kidnapuar. Qëllimi i kidnapimit ka qenë kushtëzimi i nënës së vajzës për të marrë para nga ajo. Sipas prokurorit Gavril Bubevski, në këtë rast është përfshirë edhe babai i Vanjës, Aleksandri, i cili ka dhënë informacione për vendet ku ka lëvizur vajza dhe kur ka qenë e vetme. Sipas policisë dhe prokurorisë, kidnapuesit nuk kanë arritur të kushtëzojnë nënën për para pasi vrasjen e vajzës e kanë kryer vetëm dy orë pasi e kanë realizuar rrëmbimin.
Për këtë vrasje dyshohen pesë persona. Vlatko Kekishov është ndaluar dhe i është caktuar masë paraburgimi. Velibor Manev është personi i dytë me paraburgim. Prokuroriaka kërkuar paraburgim edhe për personin e tretë Bore Videvski nga Velesi. Person i katërt i përfshirë në kidnapim të vajzës, Vanja Gjorçevska është babai i së miturës, i cili sipas prokurorit, ka ndihmuar me informacione rreth ndodhjes së vajzës. Personi i arratisur është Lupço Palevski, i cili sipas institucioneve gjendet në Beograd ku ka ikur së bashku me avokatin e tij.
“Më kërkoi ta dërgoj në Beograd pasi nuk ka veturë dhe nuk ka mundur të gjejë noter për t’i përkthyer dokumentat e nje veture tjetër që të udhëtojë jashtë shtetit. Unë nuk kam lidhje me këtë. Unë vetëm e di se më kërkoi të shkoj në Beograd, për disa kontrolla të caktuara me termin. I thash se do ta dërgoj atje, pasi nuk kam ditur asgjë në lidhje me vrasjet” ka thënë Stojkov.
Mbetet enigmë roli i babait të Vanja Gjorçevska, Aleksandrit, i cili tashmë është marrë në pyetje për të kuptuar rolin e tij në krim. Informacion shtesë nga hetimi është se prindërit kanë qenë të ndarë dhe kanë pasur diskutime rreth shitjes së banesës.
Sipas ministrit Spasovski, Vanja ka qenë e lidhur dhe pastaj është vrarë dhe policia e ka gjetur të varrosur në periferi të Shkupit. Ndryshe, i varrosur është gjetur edhe viktima e parë Pançe Zhezhovski i cili me vite e ka kryer profesionin e berberit në Veles. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet