LAJMI I FUNDIT:

“Gjithçka ka qenë e mrekullueshme”, Depay flet për ditët e para te Atletico Madridi

“Gjithçka ka qenë e mrekullueshme”, Depay flet për ditët e para te Atletico Madridi

Memphis Depay është i kënaqur me pritjen që ka marrë nga Atletico Madridi, teksa ka folur edhe për debutimin me Los Colchoneros.

Depay u largua nga Barcelona për te Atletico Madridi para disa ditësh dhe bëri debutimin e tij në fitoren e djeshme 3-0 kundër Real Valladolid.

“Gjithçka ka shkuar mirë. Kam pasur një bisedë të mirë me trajnerin Diego Simeone dhe jam i etur të tregoj se çfarë mund të bëj”, ka thënë fillimisht Depay.


“Është një klub shumë i madh, me një histori mbresëlënëse. Kam dëgjuar shumë histori të mira prej tyre. Ata donin që unë të isha këtu. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme në vendimin tim për të ardhur”.

“Gjëja më e rëndësishme është se Simeone dëshiron që unë të ndihem si në shtëpinë time. Kjo më emocionon. Ai njihet për pasionin e tij për klubin dhe tani ai dëshiron që unë të jem gati sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai më pëlqente kur isha në Lyon”.

Depay preku edhe bisedat me Antoine Griezmann, i cili më parë kishte luajtur me të në Barcelonë përpara se të kthehej te Atletico.

“Ai më tha shumë gjëra të mira. Njerëzit janë të mirë, por të jem i sinqertë, kjo nuk ishte një surprizë. Ata më kanë pritur me krahë hapur dhe tani dua të filloj dhe të luaj me ekipin sa me shpejt që është e mundur”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jorge Mendes jep sinjale se po e largon top lojtarin nga Barcelona

Jorge Mendes jep sinjale se po e largon top lojtarin nga Barcelona

La Liga
Ancelotti kryqëzon lojtarin e Real Madridit në konferencë për media para ndeshjes me Barcelonën

Ancelotti kryqëzon lojtarin e Real Madridit në konferencë për media para ndeshjes me Barcelonën

La Liga
Rio Ferdinand emëron dy lojtarët që e merituan të fitonin Topin e Artë, por nuk e fituan kurrë

Rio Ferdinand emëron dy lojtarët që e merituan të fitonin Topin e Artë, por nuk e fituan kurrë

Ndërkombëtare
Ancelotti bën parashikimin për finalen e Kupës së Mbretit përballë Barcelonës

Ancelotti bën parashikimin për finalen e Kupës së Mbretit përballë Barcelonës

La Liga
Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

La Liga
Tifozët e Liverpoolit janë habitur plotësisht pasi zbuluan emrin e vërtetë të Arne Slot

Tifozët e Liverpoolit janë habitur plotësisht pasi zbuluan emrin e vërtetë të Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori