LAJMI I FUNDIT:

Gjirokastër, humb jetën punonjësi i OSHE-së nga kontakti me rrymën elektrike

Gjirokastër, humb jetën punonjësi i OSHE-së nga kontakti me rrymën elektrike
Nepravishtë, Gjirokastër

Shtetasi shqiptar me iniciale K.P është gjendur i pajetë në fshatin Nepravishtë, në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15 të së dielës dhe nga burimet bëhet me dije se 55-vjeçari ka qenë një punonjës i OSHE-së.

Trupi i pajetë është gjetur pranë një shtylle tensioni ku ai ishte duke punuar dhe si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike K.P. ka humbur jetën.


Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Fatkeqësisht, gjatë dy viteve te fundit ky është elektricisti i katërt qe humbet jetën në Gjirokastër .

Më 17 shkurt dy elektricistë u mbyten aksidentalisht ne lumin Drino.

Një vit më parë një tjetër punonjës i OSHE-së u rrëzua nga shtylla në zonën e Zagorisë duke humbur jetën./Euronews Albania