LAJMI I FUNDIT:

Gjinovci dhe Gashi kërkojnë ndihmën edhe të ministrit për gjetjet e tyre për profesorët

Gjinovci dhe Gashi kërkojnë ndihmën edhe të ministrit për gjetjet e tyre për profesorët

Përfaqësuesit e Admovere dhe ORCA-s, Shkelzen Gashi dhe Rron Gjinovci janë takuar sot me ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi lidhur me rastin a avancimeve të “supermenëve” të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, të ngritura nga ORCA dhe rastet e plagjiaturave, të ngritura nga Admovere.

Gashi dhe Gjinovci i kanë kërkuar  Bytyqit që të ofrojë mbështetje institucionale për rektorin e UP-së Marjan Dema dhe organet tjera të UP-së që mund të përfshihen në hetimin e rasteve të përmendura.

“Ministri Bytyqi është zotuar se do të sigurojë mbështetje institucionale për të gjitha iniciativat për hetim me qëllim mbrojtjen e integritetit akademik nga ana e universiteteve publike, pa paragjykuar rezultatet e hetimeve”, thuhet në komunikatën e këtyre dy OJQ-ve.


Ditë më parë Gashi dhe Gjinovci i kanë dorëzuar rektorit Dema nga një letër të veçantë ku i kanë kërkuar trajtimin e rasteve të plagjiaturave dhe të shkeljeve të integritetit akademik në avancime.

“Letrat përmbajnë kërkesën që Rektori Dema t’i themelojë dy komisione me pjesëmarrje ndërkombëtare të veçanta për hetimin e të dy rasteve në mënyrë të veçantë; që gjetjet e raporteve të komisioneve t’i adresojë në Këshillin e Etikës; që në përputhje me kompetencat e veta t’i rekomandojë Senatit marrjen e masave për të gjitha rastet”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori