Deputeti nga radhët e AAK-së, njëherësh nënkryetar i kësaj partie, Ardian Gjini ka bërë të ditur që do të kandidojë për kryetar të Gjakovës.
Ai ka thënë që ka dashuri të madhe për vendlindjen tij, jeton aty dhe mendon te plaket pikërisht në Gjakovë.
“Zgjedhja për të kandiduar për kryetar të Gjakovës ka qenë ‘puro’ e imja. Fillimisht unë jetoj në Gjakovë dhe do të plakem aty. E dua Gjakovën, e dua tërë Kosovën, mirëpo në mënyrë të veçantë e dua vendlindjen time”, ka thënë Ardian Gjini në një intervistë në Zonën B të Klan Kosovës.
Gjini pati edhe kritika për qeverisjen aktuale dhe ato të kaluara në Gjakovë, duke cilësuar që nuk ka pasur kreativitet, përderisa për kryetaren aktuale të Gjakovës ka thënë që vetëm se ka shpenzuar buxhetin.
“Gjakova është qyteti i tretë në Kosovë e ai potencial nuk po arrin me iu dhënë as vetvetes e as Kosovës. Është mëkat për Kosovën një potencial aq të madh me e lënë të fjetur. Ka pasur qeverisje pa kreativitet e kohëve të fundit edhe qeverisje false”.
“Karakteri i Mimoza Kusarit tregohet veç me një ngjarje. Në kohën kur ishte ngrirë Gjakova, Mimoza ka thënë që kripa nuk po bën efekt. Ajo nuk përton me tregu diçka çka nuk është e vërtet. Nuk e konsideroj kundërshtare të denjë Mimozën aspak, ajo ka humb zgjedhjet atje, qysh ditën që është zgjedhë kryetare ngaqë ka pasur për qellim vetëm postin. Krejt çka ka bo ajo është që veç e ka shpenzuar buxhetin” ka thënë Ardian Gjini./Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker