LAJMI I FUNDIT:

Gjini i reagon Ramës për Haradinajn: Je vetëm një politikan oportunist

Gjini i reagon Ramës për Haradinajn: Je vetëm një politikan oportunist

Ditë më parë, kryeministri Ramush Haradinaj kishte akuzuar Ramën, Thaçin e presidentin serb Aleksandar Vuçiq për një marrëveshje për ndarjen e Kosovës.

Haradinaj në një tryezë të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën “Dialogu Kosovë – Serbi pas Samitit të Berlinit, kishte thënë se “ekziston një dyshim i bazuar që zoti Vuqiq, zoti Thaçi dhe zoti Rama kanë pasur diskutime lidhur me ndarjen e Kosovës, ekziston ky dyshim i bazuar nuk mund ta konfirmoj, por ekziston ky dyshim i bazuar se kjo është bërë nën udhëheqjen e zonjës Mogherini.

Për këtë ka reaguar kryeministri Edi Rama.


Në konferencë Rama kujtoi dy shprehi, e para ‘Budallain sa pa dalë Facebook e njihte vetëm shtëpia e vet’ dhe e dyta ‘nëse do që gënjeshtrën tënde ta besojnë bëje të pabesueshme’, ku aludoi në Haradinajn edhe pse sigurisht nuk përmendi emrin e tij, por që akuzat shkojnë në drejtim të kryeministrit kosovar duke pasur parasysh akuzat e bëra sot nga ky i fundit drejt Ramës.

E i pari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas Gjinit kryeministri shqiptar jo vetëm që ka hyrë në valle, por ka lobuar publikisht për këtë skenar.

“Edi Rama jo vetëm që ka hyrë në valle të ndarjes së Kosovës por edhe krejt publikisht ka lobuar për një skenar të tillë që nga vera e vitit të kaluar. Tani, kur ky ‘projekt’ antishqiptar është pothuajse i vdekur, Rama po provon t’i bëjë dy punë krejt palidhje; provon që në të njëjtën kohë ta shpëtojë projektin pothuajse të vdekur, si dhe të shfajësohet për nisjen e tij. Po në të njëjtën kohë, skuqet sysh kur dikush ia thotë të vërtetën. Mbreti është cullak”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Rama është lajthitur kur ka menduar se e ka blerë mbështetjen e shqiptarëve me një fjali në Beograd “(dhe atë në marrëveshje me mikun e tij Aleksandar)”.

“Rama, je vetëm një politikan skajshëm oportunist. Nuk je fare mbret, je krejt cullak. Dhe kur flet për ndarje të Kosovës, po gënjen sa je i madh ti vet. Dhe je goxha i madh, nja njëqind kile mish. Edhe nëse bota kthehet mbrapsht, Ramush Haradinaj do të mbetet hero, edhe i luftës edhe i pasluftës. Ndërsa ti, një dikush që ka dashur të bëhet mbret por ka mbetur cullak. Tani gjeje vet se kush janë gomarët, gënjeshtarët e psikopatët”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori