LAJMI I FUNDIT:

Gjini: Nostalgjia e gjakovarëve për fabrikat, lidhet me kulturën e punës (Video)

Gjini: Nostalgjia e gjakovarëve për fabrikat, lidhet me kulturën e punës (Video)

Ardian Gjini ka folur për nostalgjinë që gjakovarët kanë për fabrikat.

Në emisionin “Personale” të RTV Dukagjinit, Ardian Gjini ka thënë se nostalgjia për fabrikat ka të bëjë me kulturën e punës dhe jo me periudha të caktuara kohore.

“Nostalgjia për fabrikat në Gjakovë ka mbet për shkak të 30 viteve të fundit. Kultura e gjakovarëve ka qenë mu zgjue në mëngjes dhe me shkue në punë. Pra për 30 vite kjo traditë është ndërpre, pasi që nga Serbia përveç dhunës fizike ka pas edhe dhunë ekonomike”, është shprehur Gjini.


I pari i Gjakovës ka thënë se zejtarët e Gjakovës kanë depërtuar edhe në tregjet evropiane me produktet e tyre që ishin më të mirat, përcjell Telegrafi.

“Gjakova është zhvilluar në ato kohë shumë, në kushte të vështira të tregut. Zejtarët e Gjakovës kanë mbërri me shitë produktet e tyre në Stamboll, Selanik, Vjenë, Budapest etj., vetëm pse i kanë pas produktet më të mira”, ka thënë Gjini.

Ai ka thënë se Gjakova ishte një makinë e madhe e ekonomisë së Kosovës, edhe pse në kushte të vështira.

“Gjakova me 5 për qind të popullsisë i ka dhënë Kosovës mbi 12 për qind të GDP-së. E kam një ndjenjë që Gjakova është një makinë e madhe e ekonomisë së Kosovës, nëse ndizet, nuk ndalet më”, ka përfunduar Ardian Gjini. /Telegrafi/

https://youtu.be/S-fzPB5Xnw0

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Kalo në kategori