LAJMI I FUNDIT:

Gjini, LDK-së: Nëse po ja shohim sherrin taksës, thirrni seancë të jashtëzakonshme

Gjini, LDK-së: Nëse po ja shohim sherrin taksës, thirrni seancë të jashtëzakonshme

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, u është përgjigjur kritikave të LDK-së rreth taksës 100% të vendosur nga Qeveria e Kosovës për prodhimet që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja.

Gjini i AAK-së i ka bërë thirrje partisë më të madhe opozitare që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për heqjen e taksës.

“E ftoj Driton Selmanajn dhe LDK ta thërrasin Kuvendin në një seancë të jashtëzakonshme për heqjen e taksës ndaj Serbisë. Nëse po ia shohim sherrin taksës, sipas tyre, le ta thërrasin seancën, dhe ta shpëtojnë Kosovën. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, do ta vërtetojnë (për të njëqindtën herë) se janë krejt oportunistë. E shajnë Haradinajn se e vendosi taksën dhe me tërë qenien shpresojnë që ajo të hiqet, dhe atë aspak për hir të Kosovës, por vetëm që të mund të shajnë prapë”, ka shkruar Gjini.


Sipas Gjinit, LDK nuk lëviz aspak për ta bërë realitet atë çka flasin.

“Në të njëjtën kohë, as gishtin e vogël nuk e lëvizin për ta bërë realitet atë për çka flasin. Bëhuni të zotët dhe thirreni një seancë të jashtëzakonshme. Keni mundësi. Fjalët janë krejt shterpe kur keni mundësinë të veproni. LDK e ka bërë zakon të thërrasë seanca të jashtëzakonshme për çfarëdo temash! Ajo seancë, të paktën sipas jush, do ta shpëtojë Kosovën”, ka përfunduar Gjini.

Kundër taksës janë shprehur SHBA-ja dhe BE-ja, të cilat disa herë kanë kërkuar heqjen e saj nga institucionet e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori