LAJMI I FUNDIT:

Gjini: Askush nuk mund të japë leje për pelegrinazh pos nënave gjakovare

Gjini: Askush nuk mund të japë leje për pelegrinazh pos nënave gjakovare

Ardian Gjini ka thënë se askush nuk mund të japë leje për pelegrinazh në komunën që ai drejton pos nënave gjakovare.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se vizitat e serbëve po rikthejnë dhembjen dhe ankthin te qytetarët që i kanë humbur më të dashurit e tyre.

Ai ka thënë se serbët që kanë jetuar në Gjakovë duhet dhënë prova të pamohueshme se po angazhohen për gjetjen e trupave të viktimave të vrara e të masakruara, e pastaj të kërkojnë leje për pelegrinazh.


Pelegrinët serbë nuk shkojnë në Gjakovë, shpërndahen protestuesit (Video)
Lexo po ashtu Pelegrinët serbë nuk shkojnë në Gjakovë, shpërndahen protestuesit (Video)

Gjini në cilësinë e të parit të Gjakovës iu ka dhënë garanci serbëve se pasi që ta kenë marrur lejen nga nënat e viktimave, askush nuk do ta pengojë asnjë vizitë apo pelegrinazh!

Shkrimi i plotë

Kërkoni leje prej nënave!

Gjakova ka pësuar shumë! Shumë më shumë se sa që mund të anticipojnë njerëzit që i shohin përpjekjet për lëvizje të lirë e edhe për pelegrinazh si mundësi provokimi dhe rikthimi të dhembjes e ankthit për qytetarët, që i kanë humbur më të dashurit e tyre, në mënyrën më mizore të mundshme.

Nuk mund të quhet i sinqertë asnjë tentim tinëzar për t’u përvjedhur prapa shpinës së nënave që ende, edhe pas gati 20 viteve, i kërkojnë trupat e bijve e bijave të tyre.

Askush nuk mund të japë leje për pelegrinazh pos tyre!

Serbët që kanë jetuar në Gjakovë duhet dhënë prova të pamohueshme, të padiskutueshme dhe të qarta si loti se angazhohen të paktën për gjetjen e trupave të viktimave të vrara e të masskruara; të mos i mohojnë krimet; të mos i justifikojnë kriminelët; dhe, edhe ata që nuk kanë kryer krime drejtpërdrejtë, t’iu kërkojnë falje të sinqertë ish fqinjëve të tyre, sepse nëse asgjë tjetër nuk kanë bërë, kanë qenë dëshmitarë të heshtur të djegjeve, shkatërrimit dhe masakrave brutale!

E pastaj,… duhet t’iu kërkojnë leje nënave dhe qytetarëve të Gjakovës! Askujt tjetër!

Si kryetar i Gjakovës iu garantoj se pasi që ta keni marrur lejen nga nënat e viktimave, askush nuk do ta pengojë asnjë vizitë apo pelegrinazh!/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Drejtësi
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori