Prizrenasit ishin në disavantazh ndërsa arritën të barazonin 10 minuta para fundit falë golit të shënuar nga Liridon Fetahaj.

Trajneri i vendasve, Behajdin Gjinali, pas ndeshjes tha për ‘prishtinafc.com’, se skuadra e tij nuk kishte fat.


“Përsëri nuk patëm fat. Lojtarët po angazhohen maksimalisht, për çdo lëvdatë, e deshën fitoren, por të cilën nuk e arritëm dhe ky është barazimi i tretë në Prizren me të cilat rezultate nuk jemi të kënaqur”.

“Po marrim gola të lehtë, megjithatë futbollistët deri në fund e kërkuan fitoren, por nuk e deshi fati”, tha Gjinali. /Telegrafi/

telegrafi sport app