Gjimnazi “Hamëz Jashari” në Skenderaj ka kremtuar sot 58-vjetorin e themelimit të tij, njëkohësisht edhe 75-vjetorin e lindjes së heroit, Hamëz Jashari.
Kjo është festuar me një ceremoni të organizuar nga drejtoria e shkollës, mësimdhënësit dhe nxënësit e saj, shkruan Telegrafi.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se kjo shkollë ka treguar suksese të vazhdueshme, si në mësimdhënie ashtu edhe në mësimnxënie.
“Kryetari Nura ua ka uruar mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve shënimin e dy datave të rëndësishme të Gjimnazit “Hamëz Jashari”, duke iu dëshiruar suksese dhe arritje të reja”, thuhet në njoftim.
Edhe drejtoresha e Gjimnazit, Gisela Shala, ka uruar ditën e themelimit të këtij institucioni arsimor dhe ditëlindjen e heroit të kombit, Hamëz Jashari.
Në kuadër të shënimit të kremtes, nxënësit kanë shfaqur një program të pasur artistik, me këngë, recitime e valle. /Telegrafi/