LAJMI I FUNDIT:

Gjilani pranon 5 respiratorë, 42 karroca dhe 36 shtretër nga bashkatedhetarët nga Gjermania

Gjilani pranon 5 respiratorë, 42 karroca dhe 36 shtretër nga bashkatedhetarët nga Gjermania

Komuna e Gjilanit ka pranuar të hënën pesë respiratorë të oksigjenit, 30 karroca, 36 shtretër hidraulik dhe 12 karroca shëtitëse, nga bashkatdhetarët nga Gjermania, Bahri Tahiri, Deli Nitaj dhe Arian Sfarqa.

Në emër të kryetarit Lutfi Haziri, donacionin e ka pranuar nënkryetari Arbër Ismajli, i cili i ka falënderuar bashkatdhetarët nga Gjermania, sikurse edhe gjermanin Dr. Schnatmann për shpirtin human.

“Ky donacion që e kalon vlerën e më shumë se 70 mijë euro, flet shumë se çfarë shpirti human kanë bashkatdhetarët tanë, të cilët kurrë nuk kanë hezituar për t’i dalë në mbështetje vendlindjes, sa herë që ka qenë nevoja. Unë i falënderoj shumë sepse kjo është ndihmë e jashtëzakonshme për personat me aftësi të kufizuara dhe për pacientët”, tha Ismajli.


Bashkatdhetarët nga Gjermania, Bahri Tahiri, Deli Nitaj dhe Arian Sfarqa, kanë falënderuar Komunën e Gjilanit për bashkëpunimin, derisa u zotuan se ky nuk do të jetë donacioni i fundit për qytetarët e kësaj komune.

Falënderim për donacionin e bashkatdhetarëve ka shprehur edhe menaxheri i shoqatës Handikos, Fatmir Shurdhani, i cili tha se ky është njëri nga kontigjentet më të mëdha të ndihmave që kanë ardhur për personat me aftësi të kufizuara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori