LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 2° clearsky_night

Gjilani pa buxhet të miratuar, pozita e opozita ende larg marrëveshjes

Gjilani pa buxhet të miratuar, pozita e opozita ende larg marrëveshjes

Komuna e Gjilanit është e vetmja që nuk ka arritur që buxhetin për vitin 2025 ta kaloj në Kuvendin Komunal të saj. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën duke thënë që janë larg arritjes së ndonjë marrëveshje.

Ekzekutivi dhe partitë opozitare në Gjilan, duket se nuk po pajtohen për asgjë.

Kjo, pasi ata nuk po munden as të kalojnë buxhetin e kësaj komune për vitin 2025, që e bënë komunën e vetme në tërë Kosovën.


Të dyja palët fajin ia hedhin njëra-tjetrës.

“99% të draftit përfundimtar të buxhetit është përgatitur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, edhe aty menaxhimi i financave përcaktohet qartë me ligj që buxheti duhet të bëhët përmes kryetarit të Komunës dhe Kuvendit, duke përfshirë diskutimet publike nuk kanë respektuar asnjë nga këto”, ka deklaruar për Tv Dukagjinin Gentrit Murseli, asamblist nga LDK në Gjilan.

Murseli thotë se si partia më e madhe opozitare në këtë komunë kanë ofruar disa herë zgjidhje, por që të njëjtat janë refuzuar nga ekzekutivi vetëm me një qëllim.

“Ky kryetar nuk është i interesuar që të miratohet buxheti për këtë vit, dhe të shkaktoj trazira politike, financiare ekonomike, që dështimet e tij t’i mbuloj edhe me partitë e tjera”,ka theksuar Murseli.

Këto akuza nuk po i pranojnë nga komuna e Gjilanit.

“Arsyet të panjohura për mua, por situata reale qëndron që edhe kërkesat që duket se i kanë bërë disa nuk janë të lidhura drejtë për drejtë me buxhetin në tërësi”, ka deklaruar Herolinda Murati-Leka, drejtoreshë për Financa në Komunën e Gjilanit.

Ajo mohon që opozita është përjashtuar nga procesi i planifikimit buxhetor, pasi sipas saj vet nuk kanë pas vullnet të marrin pjesë.

Afati i fundit për miratim të buxhetit komunal është në muajin mars.

Ndërkaq, në muajin nëntor të 2024-tës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e ka refuzuar kërkesën e kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni, për shpërbërjen e Kuvendit Komunal.

Në trend

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Magazina
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Evropa
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Kalo në kategori