Komiteti për menaxhimin e emergjencave në Gjilan tha se në këtë qytet ka filluar të normalizohet jeta, ndërsa po ashtu u bë e ditur se 27 raste me coronavirus janë duke qëndruar në vet-izolim.
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, tha se janë në koordinim të plotë për zhvillimet e fundit dhe njëkohësisht kujdesin për rastet që janë ende në vetizolim për parandalimin e COVID-19.
“Përkundër vendimit të qeverisë për masat lehtësuese në fazën e tretë, ne sot kemi diskutuar për gjendjen e 27 rasteve të cilat edhe më tutje në bazë të rekomandimeve profesionale, janë duke qëndruar në vetizolim, deri në shërimin e plotë nga COVID-19. Gjendja shëndetësore e tyre është stabile dhe me simptoma të lehta. Këto dy-tri ditë do të bëhet përsëri ritestimi i tyre dhe shpresojmë shumë që rezultatet të jenë negative. Drejtoria e Shëndetësisë është në kontakte të vazhdueshme dhe po trajtojnë secilën kërkesë që vjen nga këto familje, duke i falënderuar për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë gjithë kësaj kohe”, ka thënë Ismajli.
Sipas njoftimit për media, në Gjilan ka filluar të normalizohet jeta, ku pjesa më e madhe e bizneseve që lejohen të punojnë në bazë të këtij vendimi, kanë filluar punën dhe aktivitetin e tyre, që po përcillet nga puna në terren e inspektorëve komunalë, në bazë të rekomandimit të masave të parapara të veprimit.
“Bizneset e Gjilanit janë duke respektuar masat lehtësuese dhe konform rekomandimeve profesionale. Ka shumë paqartësi në vendimin e mbrëmshëm, por zyrtarisht do t’i drejtohemi Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Shëndetësisë për të vepruar në bazë të planit që ka Komuna e Gjilanit për këtë fazë”, ka njoftuar Ismajli.
Në njoftimin për çerdhet që me vendimin e qeverisë mund të fillojnë sot, Gjilani nuk do ta bëjë këtë, sepse është vlerësim i profesionistëve, që ato duhet të dezinfektohen dhe të sigurohet plotësisht që gjithçka është gati për t’i hapur ato.
“Sot dhe nesër do ta bëjmë dezinfektimin e çerdheve dhe vlerësimi profesional se a është gjithçka në rregull për të filluar puna, në mënyrë që fëmijët e Gjilanit të jenë të sigurt në institucionet parashkollore”, ka njoftuar ai.
Ismajli ka folur edhe rreth realizimit të një projekti në qendër të qytetit.
“Në qendër të qytetit të Gjilanit është duke u realizuar projekti i zgjerimit të rrugës, rregullimit të trotuarit dhe njëkohësisht ruajtja e hapësirës publike. Duhet të hiqet dilema e qytetarëve apo e atyre janë ndikuar nga deklaratat opozitare duke rënë në grackën e opozitës se ‘po prishet parku e kualifikime të tjera’. Parku mbetet i njëjti, hapësira gjelbëruese gjithashtu, por e mira është investimi i infrastrukturës nëntokësore, rregullimi i trotuarit sipas standardeve dhe i rrugës njëkohësisht”, ka thënë Ismajli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës