LAJMI I FUNDIT:

Gjilani fillon vaksinimin masiv kundër COVID-19

Gjilani fillon vaksinimin masiv kundër COVID-19
Foto: Ilustrim

Në Ditën e Çlirimit, Gjilani ka filluar me vaksinimin masiv të qytetarëve kundër COVID-19, në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta-Petriti”.

Sipas një njoftimi për media, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili bashkë me bartësit e institucioneve shëndetësore ka parë nga afër procesin, ka kërkuar nga qytetarët që t’i përgjigjen thirrjeve dhe vaksinimi të bëhet sipas radhës.

“Në Ditën e Çlirimit të Gjilanit, kemi filluar tashmë edhe me vaksinim masiv të qytetarëve kundër virusit COVID-19. I lus qytetarët që të lajmërohen sipas regjistrit dhe kontakteve përmes telefonit që ne i kemi bërë. Nuk ka nevojë për pritje pos që të respektojnë thirrjet dhe të vijnë për t’u vaksinuar”, ka thënë Haziri.


Ai bëri të ditur se në Gjilan tashmë janë vetëm shtatë raste aktive, prej të cilëve dy janë në hospitalizim.

“Po punojmë për një Gjilan pa COVID. Kjo ditë shënon edhe festën dhe ditën e kthesës së madhe. Imuniteti kolektiv arrihet vetëm përmes vaksinimit”, ka thënë Haziri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori