Është koha për derbin e qytetit të Gjilanit, apo derbin që ngjall interesimin më të madh në futbollin kosovar mes Gjilanit dhe Dritës.
Dy skuadrat e qytetit Gjilani dhe Drita sa herë që përballen mes vete dhurojnë spektakël në fushë, derisa tifozët e tyre ‘Skifterat’ dhe ‘Intelektualët’ përkujdesën për atmosferë elektrizuese në tribuna.
Fatkeqësisht derbi i ditës së sotme do të jetë i zbehtë në tribuna, pasi do të luhet pa praninë e dy tifo grupeve, ndër më të mirat në Kosovë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku do të jenë të pranishme vetëm tifozët e skuadrës vendase ‘Skifterat’ pasi ky stadium nuk i plotëson kushtet që t’i presë dy palë tifozëri.
Ndeshja e sotme është e 51-ta kampionale mes dy skuadrave, që kanë zhvilluar edhe shtatë përballje në Kupën e Kosovës.
Kjo është përballja e dytë këtë edicion 2024/25 në Albi Mall Superligë.
Drita ka bilanc më të mirë sa i përket ndeshjeve kampionale, ku ka marrë 18 fitore, 18 herë kanë përfunduar ndeshjet pa fitues dhe 13 fitore ka Gjilani.
Historiku i ndeshjeve kampionale të pasluftës:
– 1999/00: Gjilani-Drita 0-3 dhe Drita-Gjilani 3-1;
– 2000/01: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 3-0 (rezultat zyrtar pasi Drita nuk pranoi të luante);
– 2001/02: Gjilani-Drita 0-1 dhe Drita-Gjilani 3-0;
– 2002/03: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 1-6;
– 2003/04: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani bojkotoi Superligën;
– 2004/05: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani ishte në ligen e parë;
– 2005/06: derbi nuk u zhvillua, pasi që Drita luajti në ligën e parë;
– 2006/07: derbi nuk u zhvillua, pasi që Drita luajti në ligën e parë;
– 2007/08: Drita-Gjilani 1-1 dhe Gjilani-Drita 2-0;
– 2008/09: Gjilani-Drita 2-1 dhe Drita-Gjilani 1-3;
– 2009/10: derbi nuk u zhvillua, pasi që Drita luajti në ligen e parë;
– 2010/11: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani -Drita 0-0 (hera e parë që derbi u luajt në Ligën e Parë).
– 2011/12: Gjilani – Drita 0-1, Drita-Gjilani 2-0 dhe Drita-Gjilani 1-2
– 2012/13: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani luajti ne ligen e parë;
– 2013/14: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani luajti ne ligen e parë;
– 2014/15: derbi nuk u zhvillua, pasi që Gjilani luajti ne ligen e parë;
– 2015/16: Drita – Gjilani 0-3, Gjilani – Drita 0-2, Drita – Gjilani 0-1
– 2016/17: Drita – Gjilani 0-1, Gjilani – Drita 1-1, Gjilani – Drita 0-1
– 2017/18: Drita – Gjilani 1-1, Gjilani – Drita 0-0, Gjilani – Drita 1-1
– 2018/19: Gjilani – Drita 1-0, Drita – Gjilani 3-1, Gjilani – Drita 0-0
– 2019/20: Gjilani – Drita 0-1, Drita – Gjilani 2-0, Drita – Gjilani 0-2
– 2020/21: Drita – Gjilani 0-0, Gjilani – Drita 2-3, Drita – Gjilani 2-0, Gjilani – Drita 1-1
– 2021/22: Drita – Gjilani 0-2, Gjilani – Drita 1-0, Drita – Gjilani 1-1, Gjilani – Drita 0-0
– 2022/23: Drita – Gjilani 4-1, Gjilani – Drita 1-1, Drita – Gjilani 1-0, Gjilani – Drita 1-1
– 2023/24: Drita – Gjilani 2-0, Gjilani – Drita 0-1, Drita – Gjilani 2-2, Gjilani – Drita 2-1
– 2024/25: Drita – Gjilani 1-1, Gjilani – Drita ?-?,
Ndeshjet mes dy skuadrave në kampionat:
Drita: 18 fitore
Gjilani: 13 fitore
Barazime: 18 ndeshje
Dy ekipet rivale të qytetit të Gjilanit janë përballur edhe në kuadër të Kupës së Kosovës, ku edhe aty bilanc më të mirë ka Drita.
Përballja e parë në Kupë ishte në ndeshjen gjysmëfinale të edicionit 1999/2000, ku Drita fitoi me rezultat 1-0.
Rivalët e qytetit kanë luajtur në kuadër të Kupës së Kosovës edhe një finale, atë të edicionit 2000/2001, ku koha e rregullt përfundoi 1-1, derisa Drita pas penalltive fitoi 6-7 dhe mori trofeun e Kupës.
Në total dy ekipet janë përballur shtatë herë në garat e Kupës së Kosovës, ku pesë fitore kanë bardhekaltërtit dhe dy të tjera kuqebardhët.
Historiku i derbit në garat e Kupës:
1999/00: Gjysmëfinalja:
Drita-Gjilani 1:0
Gjilani-Drita 2:1 (u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0 për Gjilanin, pasi që Drita lëshoi fushën e pakënaqur me gjykim)
2000/01: Finalja:
Gjilani-Drita 6:7 (koha e rregullt u mbyll 1:1, pas penalltive 5:6 për Dritën, e cila fiton trofeun e Kupës)
2001/02: Gjysmëfinalja:
Gjilani-Drita 1:0
Drita-Gjilani 2:1
2007/08: 1/8 e finales:
Drita-Gjilani 1:0
2013/14: Çerekfinalja e Kupës
Gjilani 1-3 Drita
Statistikat në përballjen e Kupës së Kosovës mes Dritës dhe Gjilanit:
Drita: 5 fitore
Gjilani: 2 fitore
Vetëm dy ndeshje miqësore në histori të derbit
Drita dhe Gjilani kanë zhvilluar vetëm dy ndeshje miqësore pas luftës.
Ndeshja e parë u zhvillua në vitin 1999, vetëm pak javë pas çlirimit të qytetit të Gjilanit, por aty u pa rivaliteti i madh mes dy skuadrave.
Mijëra tifozë ishin mbledhur në shkallët e stadiumit në Gjilan, derisa ndeshja përfundoi 1-1, por pas penalltive Drita fitoi me rezultat 4-3.
Ndërkohë ishte viti 2014, kur dy ekipet u përballën edhe në turneun memorial në nderim të legjendave të Dritës, ‘Bezi-Raci-Reshi’, ku Drita fitoi në finale pas ekzeutimit të penalltive 3-1, pasi koha e rregullt kishte përfunduar 0-0.
Ndeshjet miqësore:
1999: Drita-Gjilani 5:4 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 4:3 për Dritën)
2014: Drita – Gjilani 3:1 (koha e rregullt, 0-0, pas penalltive 3:1 për Dritën)
Në total derbi i qytetit të Gjilanit është zhvilluar 58 herë mes kampionatit, Kupës dhe ndeshjeve miqësore.
Drita ka bilanc më të mirë me 25 fitore, derisa Gjilani ka triumfuar 15 herë e 18 herë të tjera skuadrat janë ndarë baras.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit