Gjilani dhe Ferizaj luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Gjilani dhe Ferizaj kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Gjilanasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial, me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i Ardian Nuhiut vjen nga një seri prej tri ndeshjesh pa fitore dhe pas humbjes së fundit të thellë nga rivëlët e Dritës, duan t’i kthehen fitoreve për të zënë pozitën e katërt.
Në anën tjetër, ekipi i Arsim Abazit është në formë të mirë me tri fitore nga katër ndeshjet e fundit dhe synon rezultat pozitiv, pasi përveçse synon largimin nga zona e rrezikshëm, një fitore e dërgon gjithashtu në pozitat që dërgojnë në Evropë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Gjilani: Haxhihamza; Thaqi, Ramadani, Roganovic, Arago; Shabani, Taipi; Prapashtica, Rrahmani, Basa; Aganspahic;
Ferizaj: Jovanovski; Gligorov, Ilioski, Topalaj, Avdulli; Ramusa, Shabani; Er.Sadriu, Jusufi, Musolin; Haxhimusa;
/Telegrafi/

















































