Ata kanë njoftuar se janë zotuar që për përkushtim të plotë për të siguruar zhvillimin e ndeshjeve sipas të gjitha rregullave të FFK-së, pa incidente dhe me kulturë të lartë sportive.

KF Gjilani dënon të gjitha sjelljet e këqija nëpër stadiume dhe ka kërkuar nga tifozët e klubit që t’i shmangen sharjeve, gjuajtjen e gjësendeve në fushë, transmeton Klan Kosova.


Ata të cilët bëjnë sjellje të pahijshme nuk do të iu lejohet hyrja në stadiume, shkruan në komunikatën e këtij klubi.

Më tej ata shprehin falënderim ndaj tifozëve “Skifterat” për përkrahjen e vazhdueshme të skuadrës.

Kryesia e KF Gjilanit është shprehur e kënaqur me performancën e deritashme të ekipit dhe edhe më tutje pret angazhim maksimal të ekipit dhe shtabit teknik në ndeshjet e ardhshme të këtij kampionati.

Nga ky takim u emërua Bekim Rexhepi si ushtrues detyre i Kryetarit të Klubit, ndërkaq Granit Mustafa u emërua zyrtar për media.
 

telegrafi sport app