LAJMI I FUNDIT:

Gjilani apo Llapi?

Gjilani apo Llapi?

Gjilani pas humbjes 1-0 nga Istogu, nesër synon t’i kthehet fitoreve në përballje me Llapin e Podujevës.

Llapjanët udhëtojnë në Gjilan për të nxjerr rezultat të favorshëm, pas fitores së arritur ndaj Drenicës (2:1) .

Ballafaqimi do të zhvillohet në orën 14.00 në kuadër të javës së 7-të të Raiffeisen Superligës në futboll.

Gjilani aktualisht është në vend të dytë me 12 pikë, ndërsa Llapi klasifikohet i shtati me 7 pikë të mbledhura.


Në javën e shtatë takohen – e premte: Gjilani-Llapi (14.00); e shtunë: Feronikeli-Istogu (14.00), Drenica-Besa (15.00) dhe të dielën: Drita-Trepça ’89 (13.30), Liria-Vushtrria (15.00), Prishtina-Hajvalia (15.00).