LAJMI I FUNDIT:

Gjilanasit i merret patentë shoferi dhe dënohet me 300 euro për tejkalim të shpejtësisë

Gjilanasit i merret patentë shoferi dhe dënohet me 300 euro për tejkalim të shpejtësisë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan një personi i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj.

Siç njofton Policia, një kundërvajtës në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h është hasur duke vozitur me shpejtësinë 103 km/h.

“Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ‘Siguria në trafikun rrugor’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Miresh, rruga për Kamenicë. Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e tre (103) km/h”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Policia shton tutje se të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej 3 muaj dhe 3 pikë negative.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor. Po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë'”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori