LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti francez është në buzë të humnerës – por pronari beson se nuk do të përjashtohen nga liga

Gjiganti francez është në buzë të humnerës – por pronari beson se nuk do të përjashtohen nga liga

Një nga klubet më të njohura të futbollit francez, Lyon, është gati të përjashtohet nga liga e parë për shkak të vështirësive financiare.

DNCG, agjencia financiare franceze, ka vendosur një gjobë për pronarin e klubit, John Textor, nëse nuk i rregullon së shpejti financat e klubit, pra borxhet e grumbulluara. Vetëm këtë vit borxhi i Lyonit u rrit nga 458 në 508 milionë euro.

Pronari i klubit ka thënë për agjencinë se do të shesë disa lojtarë dhe në këtë mënyrë do të mbulojë borxhet.


Grupi i tij i futbollit Eagle zotëron gjithashtu Botafogo në Brazil, kështu që duke shitur lojtarë në Brazil, ai do të mund të fitojë edhe para për të mbuluar borxhet në Lyon.

Pronari është i bindur se nuk do të ketë probleme, pasi  Textor ka gjithashtu 45 për qind të aksioneve në Crystal Palace.

Biznesmeni amerikan është i bindur se do të arrijë të ruajë llogaritë e klubit, por DNCG nuk është shumë optimist.

Liverpooli e ka gjetur në Francë zëvendësuesin e Salah – atë e krahasojnë me Mbappen
Lexo po ashtu Liverpooli e ka gjetur në Francë zëvendësuesin e Salah – atë e krahasojnë me Mbappen

Lyon ka të ngjarë të duhet të shesë lojtarët e tyre më të vlefshëm, Rayan Cherki, 21 vjeç, dhe Malick Fofana, 19 vjeç, me çmime me zbritje këtë dimër dhe shpresojnë që të jenë të mjaftueshme për të qëndruar në ligën më të mirë të futbollit francez.

Në një fjalim prej dy orësh e gjysmë për mediat, Textor tha se ishte i bindur që Lyon nuk do të përjashtohej në fund të fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

La Liga
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

La Liga
A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

Premier League
Kalo në kategori