LAJMI I FUNDIT:

Gjeti portofolin me para, prostituta shqiptare e dorëzoi në polici – lajmi merr dhenë në mediat italiane

Gjeti portofolin me para, prostituta shqiptare e dorëzoi në polici – lajmi merr dhenë në mediat italiane

Ato shpesh paragjykohen për shkak të jetës që bëjnë, teksa nata i gjen në rrugë në kërkim të klientëve me dëshirë, ose prej shfrytëzimit prej tutorëve, por rasti i një të reje shqiptare që prostituonte në Itali ka pushtuar faqet e mediave.

Historia e 22-vjeçares nga Shqipëria ka nisur kur një 32 vjeçare italiane humbi portofolin e saj me 150 euro dhe dokumente në afërsi të një stacioni të karburantit “Binasco” në Milano.

Mëngjesin tjetër, ajo shkoi në polici për të ndjekur procedurën e ankesës, por çuditërisht u përball aty me një surprizë.


Karabinierët në Binasco, i thanë se portofoli ishte dorëzuar aty nga një prostitutë 22 vjeçare shqiptare që praktikon në atë rrugë provinciale.

Përveç dokumenteve kishte të gjitha paratë dhe kjo do të ishte e mjaftueshme për ta kthyer historinë në një tregim të ngrohtë Krishtlindjesh.

Por historia nuk u mbyll me kaq, përcjell gsh, pasi 32 vjeçarja vendosi të shkojë e të falënderojë vajzën, e cila u largua duke thënë se ajo kishte bërë vetëm detyrën e saj.

Madje, italiania shkoi dhe e takoi sërish vajzën 22 vjeçare për t’i dhënë një dhuratë për gjestin fisnik që bëri.

Ndërkohë e reja shqiptare i ka thënë: “Unë nuk e kam zgjedhur për ta bërë këtë punë, jam e detyruar të qëndroj në rrugë. Kur pashë portofolin, e mora fshehur sepse pata frikë se mos më shikonte njeri dhe ma merrte e hidhte edhe dokumentet”.

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Nëna fikson momentin e ëmbël mes burrit dhe djalit

Nëna fikson momentin e ëmbël mes burrit dhe djalit

Fun
Gabimisht ua lëshon nxënësve videon e saj duke bërë seks (Video)

Gabimisht ua lëshon nxënësve videon e saj duke bërë seks (Video)

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Interesante
Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Interesante
Kalo në kategori