LAJMI I FUNDIT:

Gjetaj për gërmimet: Moti po na pengon pak, por jemi duke iu afruar vendit ku dyshohet të ketë mbetje mortore

Gjetaj për gërmimet: Moti po na pengon pak, por jemi duke iu afruar vendit ku dyshohet të ketë mbetje mortore

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, ka thënë se gërmimet për të pagjetur në varrezat masive në Kizhavec të Serbisë janë duke vazhduar, megjithëse për shkak të motit intensiteti i tyre ka rënë.

Për Klan Kosovën ai ka deklaruar që duket se janë duke ju afruar vendit ku dyshohet të ketë mbetje mortore dhe se bashkëpunimi me autoritetet lokale është në nivel.

“Sot është dita e dytë e gërmimeve. Intensiteti ka rënë pak për shkak të kushteve atmosferike, por puna është duke vazhduar”.


“Me gjasë jemi duke ju afruar pikës ku dyshohet të ketë mbetje mortore. Mbetet të shihet nëse përpjekjet do të rezultojnë me sukses”.

“Bashkëpunimi me autoritetet lokale është përgjithësisht i mirë, në kuptimin që nuk ka ndonjë pengesë në gërmime”.

Ai ka shtuar se nga katër gërmimet e kaluara të punimeve, në atë zonë nuk ka pasur gjetje të trupave që nga viti 2015.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Kalo në kategori