LAJMI I FUNDIT:

Gjesti që do ta largojë Hazardin nga Chelsea (Foto)

Gjesti që do ta largojë Hazardin nga Chelsea (Foto)

Vetëm një vit më parë Eden Hazard ishte në majën e botës, kampion me Chelsean, mbret i asistimeve në Ligë Premier dhe ylli i kombëtares së Belgjikës, që tashmë është e para në renditjen botërore të FIFA-s.

Në fillim të sezonit Jose Mourinho kishte thënë: “Ronaldo e Messi më të mirët në botë? Në nivelin e tyre është edhe Hazard”.

Fjalë që duken si mallkim, sepse tashmë situata ka ndryshuar totalisht. Hazard është kthyer në të padëshiruar për tifozët e Chelsea, të zhgënjyer tmerrësisht nga një lojtar që është zhdukur pikërisht kur klubi kishte nevojë për të.


Në ndeshje e mëdha Hazard ka luajtur keq dhe shpesh ka kërkuar zëvendësim për lëndime, duke ngritur jo pak dyshime, ndërkohë që të mërkurën ndaj PSG-së erdhi edhe kulmi.

Eden-Hazard-and-Angel-Di-Maria-swap-shirts-at-half-time

Sapo mbaroi pjesa e parë, Hazard vrapoi te Di Maria, duke ndërruar fanellën me të, një gjest që ka bërë xhiron me rrjeteve sociale dhe ka tërbuar tifozët e Chelseat, që prisnin të paktën që një gjest i tillë të kryhej kur të mbaronte takimi.

Në këtë mënyrë, “tradhtari” nuk ka më vend në “Stamford Bridge” dhe në verë Chelsea do ta shesë, pak rëndësi kujt, mjafton që oferta të jetë e mjaftueshme.

ede

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Premier League
Chelsea përfundon në fshehtësi transferimin prej 50 milionë eurosh, duke fituar garën me Man Utd dhe Liverpool

Chelsea përfundon në fshehtësi transferimin prej 50 milionë eurosh, duke fituar garën me Man Utd dhe Liverpool

Premier League
Kalo në kategori