Site icon Telegrafi

Gjesti i djaloshit të vogël do t’ua shkrijë zemrën të gjithëve

Ky djalosh i vogël e kishte marr përsipër detyrën për t’i ndihmuar familjes duke e mbajtur në gjoksin e tij njërin nga binjakët e porsalindur.

Njëjtë sikurse mënyra se si kujdesen kangurët për foshnjat e tyre, ky djalosh kishte ndihmuar ta mbante të nxehtë temperaturën e foshnjës, duke i qetësuar të rrahurat e zemrës dhe duke ia rregulluar frymëmarrjen.

Siç duket ai është i përgatitur për ta mbrojtur vëllanë e vogël qysh nga fillimi i jetës së tij!

Metoda revolucionare e kontaktit lëkurë me lëkurë tregon se foshnjat e porsalindura, edhe ato të vogla po aq sa 700 gramë, mund të rikuperohen më mirë duke shpenzuar shumicën e kohës në gjokset e prindërve.

Padyshim që pas këtij gjesti çdo njeri iu dëshiron binjakëve të porsalindur jetë të lumtur e të gjatë, si dhe shpresojmë se familja do të jetë gjithmonë kaq e afërt dhe e mbushur me dashuri! /Telegrafi/

Exit mobile version